Home Artikuj te Tjere Tregu valutor, bie dollari, forcohet euro dhe valutat e tjera

Tregu valutor, bie dollari, forcohet euro dhe valutat e tjera

3 min read
0
142
TIRANE 24 Janar /ATSH/- Monedha e gjelbër amerikane, ka vijuar të humb pikë në këmbim me lekun, ndryshe nga euro dhe valutat e tjera që kanë forcuar pozitat, në tregun e këmbimit valutor.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari ka zbritur të mërkurën me 0.80 lekë duke u kuotuar me 108 lekë, pas një rënie të vazhdushme që prej fillimit të kësaj jave,  ndërsa një euro këmbehet me 133.57 lekë, ose 0.02 lekë më shumë se një ditë më parë.
Në këmbim me lekun sot pozitat i kanë forcuar edhe valutat e tjera, si paundi britanik, franga zvicerane etj. Sipas BSH-së përkatësisht ato kanë fituar  0.54 lekë dhe 0.51 lekë.
Përfaqësues të këtij tregu shprehen se, ndryshimet në vlerat e këmbimit valutor janë të pritshme dhe brenda parashikime, duke lënë të nënkuptohet se, tregu valutor orientohet nga ecuria në bursat ndërkombëtare por dhe kërkesë oferta në tregun vendas, tregues të cilët monitorohen nga Banka Qendrore.
Ndonëse e papërfillshme, një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë. Gjithashtu i bën më të shtrenjta importet, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet.
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 108.28 -0.80
Euro EUR 133.57 +0.02
Poundi Britanik GBP 152.63 +0.54
Franga Zvicerane CHF 113.92 +0.51
Jeni Japonez (100) JPY 98.86 +0.23
Dollari Australian AUD 87.39 +0.44
Dollari Kanadez CAD 87.77 +0.34
Korona Suedeze SEK 13.58 0.00
Korona Norvegjeze NOK 13.88 +0.02
Korona Daneze DKK 17.95 0.00
SDR SDR 156.13 -1.17
Ari(OZ 1) XAU 146132.52 +317.65
Argjend(OZ 1) XAG 1863.50 +7.94
Juani Kinez (onshore) CNY 16.99 -0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 16.99 -0.03
e.xh. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Etleva Xhajanka
Load More In Artikuj te Tjere
Comments are closed.

Check Also

Energjia dhe turizmi, sektorë me interes për investitorët italianë

TIRANE, 4 Mars/ATSH/- ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« ndĂ«r vendet e rajonit qĂ« pĂ«r arsye tĂ« ndryshme histo…