Home Aktualitet VIDEO/ Flet investitori italian: Shqipëria vend tërheqës

VIDEO/ Flet investitori italian: Shqipëria vend tërheqës

6 min read
0
210

TIRANË, 25 Shkurt/ATSH-A.Gjonaj/- ShqipĂ«ria ofron mundĂ«si investimi nĂ« shumĂ« sektorĂ« si energjia, mineralet, bujqĂ«sia, por veçanĂ«risht sektori i turizmit po njeh rritje edhe pĂ«rtej mundĂ«sive tĂ« operatorĂ«ve vendas, duke e kthyer nĂ« njĂ« nga fushat mĂ« tĂ«rheqĂ«se pĂ«r investime.

Prezantimi i këtyre mundësive ishte edhe fokusi i forumit që u mbajt në fillim të kësaj jave, ku në Tiranë zbarkuan 200 sipërmarrje italiane, të përfaqësuara nga 350 delegatë.

Forumi u dha mundësi sipërmarrjeve italiane të takohen me sipërmarrje shqiptare për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushat që paraqesin interes për të dy palët. Energjia, turizmi dhe infrastruktura ishin tre sektorët që zgjuan interesin e italianëve.

Giuseppe Ferrero, drejtuesi i kompanisë TUXOR, udhëheqëse në Europë në furnizimin mbarëbotëror të materialeve të çeliku për inxhinieri civile dhe petrokimike, në një intervistë për ATSH-në, shpreh besimin se investitorët italianë do të zgjerojnë fushat e bashkëpunimit në Shqipëri.

“ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« vend tĂ«rheqĂ«s pĂ«r investitorĂ«t italianĂ«”, ndĂ«rsa Ferrero merr angazhimin se kĂ«tĂ« treg tĂ« vogĂ«l me potencial tĂ« madh do t’a prezantojĂ« edhe nĂ« salla tĂ« tjera takimesh mes sipĂ«rmarrjes.

Ferrero thotë se kjo është vizita e tij e parë në Shqipëri dhe se kompania që ai drejton është një prej furnitorëve të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP), i cili transporton gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II në Azerbajxhan drejt Europës e që lidhet me gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

“ShqipĂ«ria ka etjen dhe dĂ«shirĂ«n pĂ«r tĂ« ecur pĂ«rpara, pĂ«r t’u zhvilluar. Ndjej kudo dĂ«shirĂ« dhe entuziazĂ«m, kurajo dhe vullnet. Brenda 5 viteve do tĂ« ketĂ« njĂ« zhvillim tĂ« madh”, shprehet ai.

Dëgjova kryeministrin dhe më pëlqeu shumë, nënvizon Ferrero. Dëshmoi, thotë ai, një gatishmëri të madhe për bashkëpunim dhe rreth 400 pjesëmarrësit në sallë e duartrokitën.

NdĂ«rsa duke folur pĂ«r projektin TAP, Ferrero shprehet se TAP Ă«shtĂ« njĂ« projekt shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, sepse tĂ«rheq kapitale dhe zhvillon rajonin. “Sot motorri i zhvillimit Ă«shtĂ« energjia dhe TAP Ă«shtĂ« energji”, deklaroi Ferrero.

Ai vlerëson se edhe marrëdhëniet e konsoliduara dhe afërsia gjeografike do të jenë faktorë që do të ndikojnë në rritjen e bashkëpunimit dypalësh.

“Do tĂ« ftoja edhe investitorĂ« tĂ« tjerĂ«. PĂ«rse jo? Duhet pasur parasysh edhe afĂ«rsia gjeografike. Edhe kryeministri e tha se ShqipĂ«ria mund tĂ« bĂ«het njĂ« Itali e Jugut. MĂ« pĂ«lqeu shumĂ«. Ka shumĂ« ngjashmĂ«ri mes shqiptarĂ«ve dhe italianĂ«ve, mund tĂ« konsiderohen edhe si kushĂ«rinj. KĂ«shtu qĂ« shpresojmĂ« tĂ« vijnĂ« investitorĂ« italianĂ« dhe tĂ« investojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« vendi tĂ« zhvillohet mĂ« shumĂ«”, thotĂ« Ferrero. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arlinda Gjonaj
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…