Home Aktualitet VIDEO/ Rritet kredia në sektorin e ndërtimit, bien akuzat për ndikim nga paratë e drogës

VIDEO/ Rritet kredia në sektorin e ndërtimit, bien akuzat për ndikim nga paratë e drogës

13 min read
0
284

TIRANE, 2 Mars/ATSH/- Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi sot se jemi në një periudhë përshpejtimi dhe konsolidimi të rritjes ekonomike, ndërsa hodhi poshtë me shifra akuzat e ngritura për pastrim të parave të drogës në sektorin e ndërtimit.

“Rritja ekonomike pĂ«r 9-mujorin e parĂ« tĂ« vitit 2017 llogaritet 3.9%. Banka e ShqipĂ«risĂ«, njĂ« institucion i pavarur qĂ« skanon ekonominĂ« shqiptare thotĂ« se ekonomia pritet tĂ« ndjekĂ« njĂ« trajektore tĂ« rritjes sĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r periudhĂ«n nĂ« vazhdim duke konverguar drejt potencialit tĂ« saj. Jemi nĂ« njĂ« periudhĂ« tĂ« pĂ«rshpejtimit dhe konsolidimit tĂ« rritjes ekonomike”, u shpreh ministri.

Sektorët që kanë kontributin kryesor në rritjen ekonomike, sipas kreut të financave publike, janë ndërtimi dhe industria.

Sa i përket shpenzimeve, ministri bëri të ditur se kemi rritje të konsumit final të popullatës me mbi 3%, që sipas tij është një reflektim i drejtpërdrejtë i rritjes së fuqisë blerëse të qytetarëve dhe vazhdim i kontributit të investimeve.

Ministri iu përgjigj edhe akuzave të herëpashershme të opozitës se paratë e drogës janë duke u pastruar në sektorin e ndërtimit.

“Huat e reja pĂ«r ndĂ«rtimin kanĂ« njĂ« rritje nga viti nĂ« vit me 67%. KĂ«to janĂ« tĂ« dhĂ«na tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«. Nuk janĂ« tĂ« dhĂ«na tĂ« MF-sĂ«. Kjo shifĂ«r Ă«shtĂ« domethĂ«nĂ«se dhe rrĂ«zon çdo lloj pretendimi emocional apo politik”, tha ministri.

Për të mbështetur këtë argument, ministri solli edhe një tjetër shifër, atë të huave të reja për pasuritë e paluajtshme nga sistemi bankar.

Ministri shpjegoi se kjo hua është rritur me 7.9%. Kjo, sipas tij, është një e dhënë e rëndësishme për të kuptuar se nga vjen rritja e sektorit të ndërtimit.

“Lejet pĂ«r ndĂ«rtesat pĂ«r banim, nĂ« tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ« nĂ« 2013 ishin 22.1 miliardĂ«, nĂ« 2014 34.4 miliard dhe nĂ« vitin 2017 llogariten 26 miliard. Pra kemi rĂ«nie me 24%. Kjo hedh postĂ« akuzat se paratĂ« e drogĂ«s po financojnĂ« sektorin e ndĂ«rtimit”, deklaroi ministri.

Ministri analizoi edhe lejet e bashkisë së Tiranës në periudhën 2014-2017. Sipas tij, të llogaritura në vlerë, lejet e bashkisë në 2014 ishin 24.9 miliard lekë, ndërsa në 2017 rezultojnë më pak se në 2014 konkretisht 24.7 miliard lekë.

Në fjalën e tij, ministri foli edhe për papunësinë, që siç u shpreh ai është ulur me 4% nga viti 2013 në vitin 2017. Ndërkohë, shtoi ai, është rritur me po 4% edhe pjesëmarrja në forcat e punës.

“Rritja ekonomike u shoqĂ«rua me rritje tĂ« punĂ«simit”, deklaroi ministri.

Duke u ndalur te investimet e huaja, ministri Ahmetaj shpjegoi se pĂ«r 9-mujorin e vitit 2017 ato llogariten 667 milionĂ« euro.  “NĂ«se do tĂ« ecim me tĂ« njĂ«jtĂ«n logjikĂ«, ku investimet llogariten rreth 250-280 milionĂ« euro pĂ«r tremujor, atĂ«herĂ« sĂ«rish 2017 do tĂ« jetĂ« shumĂ« i mirĂ« pĂ«r investimet e huaja.

Janar-shkurt regjistrohen 248 janë biznese të huaja

NĂ« periudhĂ«n janar-shkurt janĂ« regjistruar 248 biznese tĂ« huaja. “NĂ« vitin 2017 kemi 14 mijĂ« biznese tĂ« reja neto. NdĂ«rsa gjatĂ« 2 muajve tĂ« parĂ« tĂ« vitit 2018 janĂ« regjistruar gjithsej 2840 biznese tĂ« reja nga tĂ« cilat 248 janĂ« biznese tĂ« huaja”, deklaroi ministri

Kredia me probleme, korrektim spektakolar

Kredia për sektorin privat, tha ministri Ahmetaj, shënoi rritje mesatare prej 3.2% në tremujorin e katërt të 2017-s.

“Kredia me probleme ra nga nga 24% qĂ« ishte nĂ« 2013, nĂ« 13.2% nĂ« 2017. ËshtĂ« njĂ« korrektim spektakolar nĂ« favor tĂ« shĂ«ndoshjes sĂ« sistemit bankar dhe rritjes sĂ« kredisĂ«”, u shpreh ministri.

Ministri u ndal edhe te eksportet, për të cilat tha se ka një përmirësim të strukturës së tyre.

“NĂ« 2017-n kemi rritje tĂ« eksporteve me 12.1%, ndĂ«rkohĂ« kemi perspektivĂ« shumĂ« pozitive, pasi rritja e eksporteve nĂ« janar llogaritet 23.6%”, bĂ«ri tĂ« ditur ai.

Ka filluar pa kthim trajektorja ulëse e borxhit publik

Borxhi publik në 2017 llogaritet rreth 70% nga 70.4% e PBB-së që ishte në vitin 2013.

Ministri i Financave Ahmetaj, siguroi se ka filluar pa kthim pas trajektorja ulëse e borxhit publik.

“Kjo qeveri ka vendosur nĂ« ligjin organik tĂ« buxhetit rregullin e artĂ« tĂ« borxhit publik. Nuk do tĂ« ketĂ« rritje nga asnjĂ« qeveri deri sa tĂ« borxhi tĂ« ulet nĂ« nivelin 45% tĂ« PBB-sĂ«. ShqipĂ«ria e ka akoma borxhin e lartĂ« dhe duhet vijuar tĂ« ulet me kĂ«mbĂ«ngulje nĂ« vitet nĂ« vijim”, tha ministri Ahmetaj, ndĂ«rsa siguroi se kjo mazhorancĂ« nuk ka asnjĂ« lĂ«vizje nga angazhimi pĂ«r konsolidim fiskal
“Qeveria nuk ka krijuar borxh tĂ« ri, por i ka shĂ«rbyer borxhit tĂ« marrĂ« nga qeveritĂ« e kaluara”, shtoi ai.

Taksimi me metodologjinë e re për ndërtesat nis nga data 1 prill

Ministri Ahmetaj bëri të ditur se ka përfunduar metodologjia për taksën e ndërtesës dhe po e konsultojmë me ministrinë e Drejtësisë për ta kaluar më pas në qeveri.

Ai tha se nga data 1 prill nis taksimi i banesave me metodologjinĂ« e re nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin. “OSHEE mund tĂ« jetĂ« njĂ« instrument, pasi Ă«shtĂ« e pajisur me platformat mĂ« tĂ« mira, krahasuar me tĂ« gjithĂ« agjentĂ«t e tjerĂ« dhe shumĂ« shpejt do tĂ« kemi detajet zyrtare”, shtoi ministri.

Në afat të mesëm, ai informoi se po punojnë së bashku me qeverinë suedeze për të ndërtuar kadastrën fiskale.

Ministri bëri të ditur se brenda dy javësh do të vendoset përfundimisht nëse taksa e ndërtesës do të mblidhet përmes faturës së ujit apo energjisë.

Kapja e drogës në Durrës, Ahmetaj: Profili i riskut fondamental

Ministri i Financave, Arben Ahemtaj komentoi edhe kontributin e DoganĂ«s pĂ«r kapjen e 7613 kg kokaine nĂ« DurrĂ«s. “Ka pasur njĂ« bashkĂ«punim fantastik dhe kĂ«shtu e kemi pasur prej shumĂ« kohĂ«sh kĂ«tĂ« bashkĂ«punim tĂ« institucioneve tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Financave, nĂ« rastin konkret DoganĂ«s me ProkurorinĂ« e PolicinĂ«. Ka dhĂ«nĂ« atĂ« rezultat qĂ« duhet tĂ« jepte. NjĂ« kombinim midis hetimit doganor, strukturĂ«s sĂ« doganave dhe PolicisĂ« sĂ« Shtetit dhe ProkurorisĂ« qĂ« arriti atĂ« rezultat “, deklaroi ministri Ahmetaj.

Profili i riskut, tha ai, është fondamental dhe është shumë ndihmës për institucionet, për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, hetimin tatimor, antikontrabandën apo për gjithë zyrat doganore në Republikën e Shqipërisë

“Profili i riskut do tĂ« jetĂ« njĂ« instrument bazĂ« pĂ«r tĂ« referuar tĂ« gjitha atĂ« qĂ« duhet tĂ« bĂ«jĂ« dogana. Dogana ka ndĂ«r tĂ« tjera tre funksione bazĂ«. E para duhet mbi tĂ« gjitha tĂ« lehtĂ«sojĂ« tregtinĂ«. E dyta ka njĂ« funksion shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« sigurisĂ« kombĂ«tare. E treta mbledhja e tĂ« ardhurave”, u shpreh ministri.

Sipas tij, këto janë të mishëruara në strukturën e legjislacionin që trajton në mënyrë autonome dhe operacionale të pavarur, DPD.

Garantimi i pagesave për projektet e PPP, brenda kuadrit makroekonomik e fiskal

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj siguroi se kontabilizimi i projekteve të Partneritetit Publik Privat në bazë të EPSA 2010 dhe garantimi i pagesave në afat të mesëm e afat gjatë është brenda kuadrit makrokekonomik e fiskal të ministrisë së Financave.

/a.gjonaj//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arlinda Gjonaj
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…