Home Lajme Nga Vendi Vitaminat e domosdoshme për lëkurë dhe flokë të shëndetshme

Vitaminat e domosdoshme për lëkurë dhe flokë të shëndetshme

7 min read
0
273

TIRANE,23 Shkurt /ATSH/ – Vitaminat janĂ« esenciale pĂ«r tĂ« gjithĂ« trupin, ato ndihmojnĂ« pĂ«r tĂ« mbajtur lĂ«kurĂ«n dhe flokĂ«t e shĂ«ndetshĂ«m. Me ndryshimin e sezonit, Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« fillosh me vitamina,pĂ«r mirĂ«qenien e organizmit dhe tĂ« trupit.

A, B, D, E: këto janë disa nga vitaminat e rëndësishme për lëkurën dhe flokët. Nëse C është thelbësore për produktet e ndriçimit të bukurisë, vitaminat e tjerë gjithashtu kryejnë funksione themelore. Duke pasur parasysh ndryshimin e sezonit dhe ardhjen e motit të mirë tani është mirë të njihni vitaminat se cilat duhet ti përdorim dhe funksionin e tyre.

Vitamina A
Nëse doni të keni një lëkurë të bukur duhet vitamina A. Ajo kryen një veprim themelor antioksidues dhe mbrojtës qelizor kundër dëmtimit të plakjes, zbut rrudhat dhe lufton pikat e errëta në lëkurë. Vitamina A riparon lëkurën kur ajo irritohet, kontrollon ekuilibrin e duhur të prodhimit të sebumit dhe ndihmon në rindërtimin e qelizave të dëmtuara, prandaj është thelbësore për të gjitha produktet detoksifikuese dhe hidratuese në mbrëmje.

Vitamina B
Thonjtë që thyhen ,flokë të errët e pa jetë që këputen ,kjo arsye mund të jetë mungesa e vitaminës B. Kjo vitaminë e veçantë është paraardhësi i një familje të madhe, grupi i B me saktësi, secila me funksionin e vet të veçantë. E pranishme në disa ushqime, kjo vitaminë është e rëndësishme kur doni të riktheni shëndetin dhe vitalitetin në flokë dhe thonj. Në veçanti, B6 dhe B8 zvogëlojnë stresin oksidativ që gjithashtu shënohet në kulm sepse stimulojnë sintezën e proteinave, në këtë rast keratin. Prandaj është një grup i vitaminave esenciale sidomos gjatë ndryshimit të sezonit, një periudhë në të cilën në veçanti flokët janë nën stres. Mos harroni B3: ajo përforcon barrierën e lëkurës në mënyrë të tillë që lëkura të mbajë hidratimin duke larguar papastërtitë dhe ndotësit. Gjithashtu zvogëlon praninë e hiperpigmentimit inflamator, të tilla si puçrra fytyre, duke siguruar kështu një fytyrë të freskët e të pastër .

Vitamina D
Vitamina D = dielli. Mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë disa sëmundje, prandaj prania e saj në trup është e rëndësishme. Dhe, kur nuk është e mjaftueshme, një nga zgjidhjet është që të ekspozoni veten në diell. Studimet e kohëve të fundit në fakt kanë treguar se rreth 80-90% e vitaminës së akumuluar sintetizohet falë diellit, pastaj, pas sintezës, kjo shpërndahet në tërë organizmin.

Kjo është arsyeja pse skandinavët kanë një mangësi të vitaminës D për shkak të shumë orëve të errësirës. Bazë mbi të gjitha në nivel mjekësor, niveli i tij në fakt parandalon osteoporozën dhe disa forma të kancerit, vitamina D stimulon gjithashtu zhvillimin e seratoninës, hormon i lumturisë, kështu që kur jemi në diell ndjejmë një ndjenjë të mirëqënies.

Vitamina E
E quajtur “vitamina e rinisĂ«”, Ă«shtĂ« njĂ« aleat shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« luftĂ«n kundĂ«r rrudhave dhe shenjave tĂ« mimikĂ«s, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« jetĂ« njĂ« pĂ«rbĂ«rĂ«s i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i kremrave dhe serumeve anti-plakje.Ajo gjithashtu forcon barrierĂ«n e lĂ«kurĂ«s, kjo Ă«shtĂ« dhe arsyeja pse ajo Ă«shtĂ« e pĂ«rfshirĂ« edhe nĂ« kremrat pas diellit pasi ndihmon nĂ« largimin e formimit tĂ« strijave dhe tĂ« djegurave tĂ« lĂ«kurĂ«s nga dielli.

/a.alla/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Adela Alla
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…