Home Rajoni Kosova Vizat japoneze për qytetarët e Kosovës do të jepen në Tiranë

Vizat japoneze për qytetarët e Kosovës do të jepen në Tiranë

6 min read
0
282

– Pacolli vazhdon takimet me autoritetet e larta nĂ« Japoni-

PRISHTINË, 2 Mars/ATSH/ – Si hap i parĂ« i takimit tĂ« djeshĂ«m midis dy ministrave tĂ« jashtĂ«m tĂ« JaponisĂ« dhe KosovĂ«s, Taro Kono dhe Behxhet Pacolli nĂ« Tokio, menjĂ«herĂ« sot, ka mbĂ«rritur nota verbale japoneze me lajmin e mirĂ« pĂ«r qytetarĂ«t e KosovĂ«s.

Japonia pranoi menjëherë kërkesën e ministrit Pacolli, që vizat për kosovarët, që duan të udhëtojnë në Japoni, të jepen pranë Ambasadës së këtij vendi në Tiranë.

Ky është një lehtësim i konsiderueshëm për shtetasit e Kosovës, duke pasur parasysh se deri tani, vizat për ta jepeshin në ambasadën e Japonisë në Vjenë.

GjatĂ« takimit tĂ« djeshĂ«m pala japoneze premtoi se do ta merrte parasysh kĂ«rkesĂ«n e shefit tĂ« diplomacisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r regjim pa viza, nĂ« rast se Bashkimi Europian do t’i heqĂ« vizat pĂ«r kosovarĂ«t nĂ« tĂ« ardhmen e afĂ«rt.

Ndërkohë, dita e dytë e vizitës së ministrit të jashtëm të Kosovës dhe numrit dy të qeverisë, shoqëruar nga ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka në Tokio, kishte në fokus bashkëpunimin ekonomik me Japoninë, njërin nga tre vendet më të zhvilluara ekonomike të botës dhe donatorët kryesorë në rrafsh botëror.

Kështu dy ministrat patën takime me drejtuesit kryesorë të JICA, (Agjencia Japoneze e bashkëpunimit ndërkombëtar), dhe të JBIC (Banka Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar), përkatësisht me Kazuhiko Koshikawa dhe Tadashi MAEDA, ministrin e shtetit për financat, Kenichiro UENO, me Ministrin e ngarkuar për lojërat Tokio Olympic and Paralympic Games Shunichi SUZUKI.

Gjatë këtyre takimeve, ministri Pacolli ftoi investitorët japonezë të vijnë në Kosovë në vendin e mundësive dhe lehtësive të mëdha për ndërmarrësit, afër tregut europian prej 500 milionësh.

“Na jeni gjendur nĂ« momentet mĂ« tĂ« vĂ«shtira duke na ndihmuar. Sot ne duam qĂ« kompanitĂ« japoneze nĂ« KosovĂ« tĂ« prodhojnĂ« mallrat e tyre, nĂ« bashkĂ«punim me kosovarĂ«t”, tha  Pacolli.

Ai përsëriti gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për themelimin e një zone të lirë ekonomike në dispozicion të ndërmarrësve japonezë. Ministri i jashtëm kërkoi ndihmë prej agjencive ndihmuese japoneze dhe Bankës kryesore të bashkëpunimit ndërkombëtar, asistencë për ngritjen e platformave agroushqimore, të shkollave profesionale cilësore, etj.

Bashkëbiseduesit e tij japonezë premtuan një nivel të ri bashkëpunimi me Kosovën dhe se do të punonin në drejtimet e sugjeruara nga Pacolli.

Po ashtu gjatë paradites së sotme, në mjediset e Qendrës Meiji, para një mjedisi ndërmarrësish të interesuar për Kosovën, ministri Lluka prezantoi lehtësitë ligjore, financiare, etj dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre.

Në mesditë, në praninë e autoriteteve të larta japoneze, miqve të Kosovës në institucionet e këtij vendi, zëvendësministrit të jashtëm Mori, mbi 20 ambasadorëve nga vende të ndryshme dhe që nuk e njohin Kosovën, u organizua një pritje me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së vendit.

Në pritje mbajtën fjalë rasti mysafirë të shquar, ministri i jashtëm Pacolli, ambasadori Leon Malazogu, etj./k.s//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Klotilda Saracini
Load More In Kosova
Comments are closed.

Check Also

Merr flakë autobusi i linjës Gjermani-Kosovë, asnjë i lënduar

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Ministria e PunĂ«ve tĂ« Jashtme e KosovĂ«s Ă«shtĂ« njoftuar nga Ambasada …