Home Lajme Nga Vendi Vizitorë çekë dhe sllovakë, turizëm dimëror në Kurvelesh

Vizitorë çekë dhe sllovakë, turizëm dimëror në Kurvelesh

2 min read
0
311

TIRANË, 2 Mars /ATSH/- Turizëm dimëror në fshatin Nivicë të Kurveleshit. Pas grupit të vogël nga Suedia me operatorë turistik, sezoni për vitin 2018 në Nivicë të Kurveleshit tashmë quhet i nisur.

Grupi i parë turistik prej 14 alpinistësh të rinj nga Republika Çeke dhe Sllovakia përzgjodhën Nivicën si vendin e stacionimit të tyre për ngjitje alpinistike.

Prej mëse dy ditësh të rinjtë kanë eksploruar Kanionet e Nivicës, Malin e Këndrevicës, vendin e Lisave të Shenjtë, si dhe kanë ecur përgjatë intenerarit të pregatitur drejt bregdetit të Borshit.

Përveç kënaqësisë për të pasur turistë edhe në këtë kohë plot borë, një aspekt shumë i rëndësishëm i këtij projekti është impakti ekonomik.

14 turistët fjetën 2 ditë në shtëpitë pritëse, ku kishin të prenotuar ushqimin si dhe guidat në destinacionet e vizitueshme.

Kjo konsiderohet një ndihmë e madhe ekonomike për këto komunitete që nuk kanë asnjë mënyre tjetër për të gjeneruar të ardhura.

“Turizmi i integruar me bujqësinë dhe kulturën tradicionale do të jetë rimëkëmbja e zonës së Kurveleshit”, thotë Auron Tare, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, që ndoqi nga afër këtë guidë turistike.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Nikolla Lena
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

Tiranë, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Konferencën Vjetore të K…