Home Aktualitet “100 fshatrat”, zhvillim ekonomik dhe vende tĂ« reja pune nĂ« LezhĂ«

“100 fshatrat”, zhvillim ekonomik dhe vende tĂ« reja pune nĂ« LezhĂ«

10 min read
0
201

LEZHË, 4 Mars/ATSH-Maela Marini/ – Zhvillim ekonomik tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe hapje tĂ« vendeve tĂ« punĂ«s pritet tĂ« sjellĂ« pĂ«r LezhĂ«n zbatimi i projektit “100 fshatrat”.

Ishull LezhĂ« dhe FishtĂ« janĂ« dy fshatrat e pĂ«rzgjedhur nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit “100 fshatrat” pĂ«r bashkinĂ« e LezhĂ«s, ku financimi i projekteve nĂ« agro-turizĂ«m, slow food, artizanat dhe peshkim, nisur nga veçoritĂ« natyrore dhe njerĂ«zore qĂ« i karakterizon kĂ«to zona, pritet tĂ« ketĂ« njĂ« impakt tĂ« gjerĂ« pĂ«r zhvillimin e gjithĂ« rajonit.

Në një intervistë për ATSH-në, Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj detajon ndërhyrjet që do të ndërmerren në kuadër të projekteve investuese në këto fshatra.

Me realizimin e këtij projekti, i gjithë rajoni Lezhë-Shkodër, do të hedhë bazat e një turizmi të qëndrueshëm përgjatë gjithë vitit, me fokus agro-turizmin, produktet e detit dhe artizanatin.

Investime për transformimin e Ishull Lezhës dhe Fishtës

Në kuadër të dy fshatrave të përzgjedhur, Fishtë dhe Ishull Lezhë, Bashkia e Lezhës ka evidentuar listën e projekteve të cilën e ka dorëzuar pranë Agjencisë për Zhvillim Rajonal 1 (AZHR1).

Këto projekte janë të fushave të ndryshme si, përmirësim i infrastrukturës publike (rrugë, shkolla, qendra shëndetësore, ujësjellësa, kanalizime të ujërave të zeza, etj), zhvillim ekonomik të fshatrave nëpërmjet mbështetjes së iniciativave të banorëve të tyre në hapjen e bizneseve agro-ushqimore dhe artizanale, por edhe promovimin e këtyre fshatrave në nivel rajonal dhe kombëtar duke synuar rritjen e vizitorëve.

Konkretisht, sipas Frrokaj, nĂ« FishtĂ« do tĂ« investohet pĂ«r rikonstruksionin e shtĂ«pisĂ« sĂ« At Gjergj FishtĂ«s dhe kthimin nĂ« shtĂ«pi muze. NdĂ«rsa sa i pĂ«rket infrastrukturĂ«s, ai theksoi se do tĂ« financohet rikonstruksioni i rrugĂ«s Blinisht – FishtĂ« dhe autostradĂ«s Piraj – FishtĂ«; pĂ«rmirĂ«simi i ujĂ«sjellĂ«sit; ndĂ«rtimi i sistemit KUZ, rikonstruksioni i shkollĂ«s fillore FishtĂ« dhe qendrĂ«s ShĂ«ndetĂ«sore; rehabilitimi i rezervuarĂ«ve vaditĂ«s dhe sistemimi i kanaleve kulluese tĂ« tokave.

Po ashtu do tĂ« mbĂ«shteten e bizneset agro-ushqimore dhe artizanale. “Parashikohet mbĂ«shtetje me financime pĂ«r formimin profesional pĂ«r tĂ« rinjtĂ« dhe gratĂ« mbi produktet artizanale dhe agro-ushqimore, si dhe krijimi i broshurave informuese dhe futja e fshatit FishtĂ« nĂ« guidat dhe itineraret turistike”, tha Frrokaj.

NdĂ«rsa investimet nĂ« Ishull LezhĂ« do tĂ« fokusohen nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e infrastrukturĂ«s si rikonstruksioni i rrugĂ«s Ishull LezhĂ« – Vain si dhe tĂ« rrugĂ«ve tĂ« brendshme tĂ« fshatit, rikonstruksioni i shkollĂ«s sĂ« mesme, ndĂ«rtimi i palestrĂ«s si dhe ndĂ«rtimi i kopshtit dhe çerdhes, ndĂ«rtimi i sistemit KUZ, sistemimi i kanaleve kulluese tĂ« tokave.

Në këtë zonë do të investohet për ndërtimin e një moli për varkat e peshkimit dhe jahteve në Plazhin e Vainit dhe rehabilitimin e ambienteve publike të Hotelit të Gjuetisë. Me fonde të veçanta do të financohet edhe mbështetja e bizneseve agro- ushqimore me fokus produktet e lagunës dhe të detit, formimi profesional për të rinjtë dhe gratë mbi produktet agro-ushqimore të lagunës dhe të detit, si dhe krijimi i broshurave informuese dhe futja e fshatit Ishull Lezhë në guidat dhe itineraret turistike.

Zhvillim ekonomik dhe hapje e vendeve të punës

I pyetur mbi impaktin ekonomik qĂ« do tĂ« ketĂ« zbatimi i kĂ«tij projekti, Frrokaj tha se “investimet janĂ« tĂ« pĂ«rqendruara nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e infrastrukturĂ«s dhe nxitjes sĂ« zhvillimit ekonomik tĂ« kĂ«tyre fshatrave, pasi tĂ« dyja fshatrat kanĂ« potencial tĂ« lartĂ« pĂ«r zhvillim ekonomik tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m”.

Fishta ka potencial në agro-turizëm, slow food dhe artizanat, ndërsa Ishull Lezha në turizëm, agro-turizëm, slow food dhe peshkim, në sajë të veçorive natyrore dhe njerëzore që i karakterizon këto dy fshatra.

Projekti i “100 fshatrave”, sipas Frrokaj, pritet tĂ« ketĂ« njĂ« impakt tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« zhvillimin ekonomik tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« kĂ«tyre dy fshatrave, por jo vetĂ«m, pasi zhvillimi i infrastrukturĂ«s dhe mbĂ«shtetja e bizneseve agro-ushqimore, peshkimit dhe artizanatit, do tĂ« rrisĂ« numrin e bizneseve nĂ« zonĂ«, hapjen e vendeve tĂ« reja tĂ« punĂ«s, si dhe do tĂ« sjellĂ« rritje tĂ« vlerĂ«s sĂ« pronĂ«s.

Gjithashtu do të bëhen qendra me rëndësi zhvillimi për fshatrat që i rrethojnë, pasi do nxitet prodhimi bujqësor dhe blegtoral në sajë të tregut të sigurt pranë bizneseve të fshatrave Fishtë dhe Ishull Lezhë. Promovimi, si pjesë e këtij projekti, do të nxisë rritjen e vizitorëve dhe klientëve të bizneseve në këto fshatra, duke rritur të ardhurat në zonë.

Agro-turizmi dhe artizanati, turizëm i qëndrueshëm 12-mujor në Lezhë

Me realizimin e këtij projekti, përveç transformimit të fshatrave Fishtë dhe Ishull Lezhë, Bashkia Lezhë dhe i gjithë rajoni Lezhë-Shkodër, do hedhin bazat e një turizmi të qëndrueshëm.

Sipas Frrokaj, do të synohet drejt një turizmi që nuk është i bazuar vetëm në objekte të veçanta turistike si kala, kisha, xhami, etj dhe turizëm detar, por do të jetë fillimi i zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm 12-mujor me fokus agro-turizmin, produktet e detit dhe artizanatin.

Zhvillimi i këtyre dy fshatrave, sipas tij, do të bëhet promotor i replikimit të kësaj praktike të mirë edhe në fshatrat e tjerë të bashkisë, duke synuar zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm për të gjithë Bashkinë e Lezhës, e cila ka potenciale të larta./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Maela Marini
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…