Home Aktualitet Ambasada shqiptare në Uashington përkujton Kuvendin e Lezhës

Ambasada shqiptare në Uashington përkujton Kuvendin e Lezhës

3 min read
0
98

TIRANË, 3 Mars/ATSH/- 2 Marsi i vitit 1444, dita e Kuvendit tĂ« LezhĂ«s u pĂ«rkujtua edhe nĂ« ambasadĂ«n shqiptare nĂ« Uashington.

PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetin social “Facebook”, ambasadorja e ShqipĂ«risĂ« nĂ« SHBA, Floreta Luli-Faber sjell pamje nga “Dhoma e Emblemave”nĂ« selinĂ« e kĂ«saj ambasade, ku shihet statuja e Heroit tonĂ« KombĂ«tar.

“NĂ« ‘DhomĂ«n e Emblemave’ tĂ« ambasadĂ«s shqiptare nĂ« Uashington, nĂ« kujtim tĂ« Kuvendit tĂ« LezhĂ«s 2 Mars 1444, kur SkĂ«nderbeu mblodhi gjithĂ« fisnikĂ«t e principatave shqiptare dhe bĂ«ri bashkimin e madh, tĂ« parin, nĂ« mbrojtje tĂ« Atdheut. PĂ«rulemi me nderim para kĂ«tij akti historik!”, shkruan ambasadorja Luli-Faber.

574 vite më parë, në katedralen e Kishës së Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet dhe memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt Besëlidhja e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar gjatë periudhës së Mesjetës.

Në 2 mars 1444, Gjergj Kastriot Skënderbeu, për herë të parë në historinë e Mesjetës shqiptare mblodhi në një kuvend të gjitha principatat shqiptare, me qëllim përballimin e sulmit otoman.

Pikërisht, realizimi i bashkimit të gjithë princave shqiptarë në një kuvend të përbashkët nga ana e Skënderbeut përbën edhe idenë më të madhe novatore të tij.

Në Kuvendin e Lezhës u mblodhën principata shqiptare nga veriu në jug. Kuvendi vendosi komandant të përgjithshëm të Lidhjes Skënderbeun, duke njohur autoritetin e tij politik dhe ushtarak.

Që prej këtij bashkimi udhëheqësi legjendar rriti rezistencën e ushtrisë së tij dhe drejtoi luftën për 25 vjet me radhë./m.m//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Maela Marini
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…