Home Aktualitet Energjia dhe turizmi, sektorë me interes për investitorët italianë

Energjia dhe turizmi, sektorë me interes për investitorët italianë

6 min read
0
71

TIRANE, 4 Mars/ATSH/- Shqipëria është ndër vendet e rajonit që për arsye të ndryshme historike dhe gjeografike, përfaqëson hapjen më të madhe kulturore ndaj Italisë dhe tashmë është kthyer dhe në një vend mikpritës, në një shtëpi të mbi 25 mijë italianëve që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Shqipëri.

MarrĂ«dhĂ«niet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve tona kanĂ« njohur njĂ« ritĂ«m tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m rritĂ«s dhe tejet pozitiv zhvillimi nĂ« vite dhe ky Ă«shtĂ« padyshim momenti mĂ« i mirĂ«, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« kĂ«tij bashkĂ«punimi njĂ« tjetĂ«r dimension nĂ« aspektin e investimeve.

Pompeo Tria është një investitor italian në fushën e elektro shtëpiakeve, që operon prej tre vitesh në Shqipëri. Ai dëshiron të shtrij investimin edhe në sektorin e energjisë.

Forumin e biznesit që u mbajt pak ditë më parë në vendin tonë, ku në Tiranë zbritën rreth 350 përfaqësues të sipërmarrjes italiane, Tria e cilësoi një eveniment të jashtëzakonshëm.

“ItalianĂ«t kanĂ« shumĂ« interes pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«. ËshtĂ« njĂ« interes historik qĂ« vjen prej kohĂ«ve tĂ« hershme dhe ne jemi tĂ« bindur se marrĂ«dhĂ«niet shumĂ« tĂ« mira qĂ« ekzistojnĂ« mes dy vendeve do tĂ« mund tĂ« reflektohen edhe te bashkĂ«punimi ekonomik”, theksoi ai nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r ATSH-nĂ«.

Për sa i përket interesit që investitorët italianë kanë në Shqipëri, Tria veçoi si sektor interesant atë të energjisë.

“Kompania qĂ« unĂ« drejtoj kĂ«rkon tĂ« investojmĂ« 25 milionĂ« euro nĂ« kĂ«tĂ« sektor, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« gjejmĂ« njĂ« korridor mĂ« tĂ« shpejtĂ« pĂ«r sa i pĂ«rket kĂ«tij lloj investimi. Sepse koha e kĂ«tyre investimeve Ă«shtĂ« e shkurtĂ«r, 5 vjet, dhe ky Ă«shtĂ« njĂ« investim qĂ« ne duam tĂ« bĂ«jmĂ« nĂ« fushĂ«n e energjisĂ«. Sigurisht me interes janĂ« edhe investimet pĂ«r energjinĂ« fotovoltaike, hidroenergjitike dhe eolike”, shprehet ai.

Shqipëria, thotë investitori italian, është një vend interesant në të gjitha pikëpamjet. Sipas tij, Shqipëria ka një potencial të rëndësishëm për të kënaqur investitorët italianë.

“NjĂ« tjetĂ«r sektor Ă«shtĂ« turizmi dhe nuk Ă«shtĂ« i dorĂ«s sĂ« dytĂ«, nĂ«se çohet pĂ«rpara nĂ« mĂ«nyrĂ« dinamike nga vende qe kanĂ« eksperiencĂ« dhe Italia do tĂ« thosha qĂ« e ka. Italia Ă«shtĂ« njĂ« nga vendet mĂ« interesante pĂ«r sa i pĂ«rket zhvillimit tĂ« sektorit tĂ« turizmit nĂ« rang botĂ«ror”, nĂ«nvizoi ai.

Po ashtu ai shprehet se interesante është edhe fusha e agrikultura dhe ne në Itali e kemi të zhvilluar agroturizmin.

“Ju keni dy porte tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe interesant ku mund tĂ« bĂ«het njĂ« transformim direkt pĂ«r tĂ« rritur vlerĂ«n e tyre”, deklaroi Tria.

Investitori italian shprehet se investimi ne teknologjitë e reja që do të angazhonte shumë të rinj është një hap i rëndësishëm.

“Jemi tĂ« angazhuar tĂ« çojmĂ« pĂ«rpara njĂ« ekonomi tĂ« gjeneratĂ«s sĂ« re, njĂ« ekonomi qĂ« shikon mbi tĂ« gjitha punĂ«simin e rinisĂ« nĂ« disa iniciativa tĂ« projektuara pĂ«r tĂ« rinjtĂ«, pasi sigurisht me tĂ« rinjtĂ« mund tĂ« aplikojmĂ« teknologji tĂ« reja”, thotĂ« ai.
/a.gjonaj//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arlinda Gjonaj
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…