Home Ekonomi, Biznes dhe Finance Fier/ Vjero: Prioritet rritja e cilësisë së shërbimit për tatimpaguesit

Fier/ Vjero: Prioritet rritja e cilësisë së shërbimit për tatimpaguesit

3 min read
0
108

TIRANE, 3 Mars/ATSH/- Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero, zhvilloi një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale Fier, ku u njoh nga afër me performancën e deritanishme të strukturave drejtuese të kësaj kategorie.

Vjero kërkoi që të ndiqen me kujdes të gjithë hapat për respektimin e afateve në realizimin e kontrolleve të planifikuara, për koordinimin e strukturave institucionale për kontrollet, që kanë si objekt kërkesat për rimbursim dhe përmbushjen e tyre brenda afateve të parashikuara nga ligji.

Gjithashtu ajo kërkoi të ngrihen grupe pune të posaçme edhe për verifikimin e gjendjes se fermerëve për të rritur formalizimin e kësaj kategorie, por dhe të grumbulluesve.

Gjatë vizitoi edhe zyrën e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve, të cilën e vlerësoi si një model që duhet ndjekur edhe nga rajonet e tjera.

Ajo theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« qĂ« ka rritja e cilĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimit, plotĂ«simi i nevojave tĂ« veçanta, tĂ« dedikuara ndaj tatimpaguesve, sikundĂ«r Ă«shtĂ« edhe “KĂ«ndi i AsistencĂ«s pĂ«r Biznesin e VogĂ«l”.

Përmes këtij këndi, tatimpaguesve iu vihet në ndihmë për të plotësuar deklarimin tatimor, si dhe u jepet informacion i hollësishëm për çdo problem apo vështirësi me të cilën përballen gjatë aktivitetit të tyre të përditshëm.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve vizitoi edhe zyrën e hetimit të rajonit jugor, ku nënvizoi se ky sektor është një nga shtyllat kryesore dhe forcimi i rolit të tij është domosdoshmëri. Ajo u ndal edhe te kontrollet që kjo strukturë po zhvillon në këtë rajon.

“PĂ«r administratĂ«n tatimore edukimi dhe ndĂ«rgjegjĂ«simi pĂ«r tĂ« rritur vetĂ«deklarimin te tatimpaguesit, mbetet filozofia kryesore e punĂ«s”, theksoi ajo./a.gjonaj//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arlinda Gjonaj
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…