Home Lajme Nga Vendi I ftohti luftohet me ushqim

I ftohti luftohet me ushqim

8 min read
0
113

TIRANE,28 Shkurt /ATSH/ – Vala e ftohtĂ« ka ardhur, me dĂ«borĂ«, erĂ« dhe temperatura tĂ« ftohta. PĂ«r t’u pĂ«rballur me goditjen pĂ«rfundimtare tĂ« kĂ«tij dimri, ne duhet tĂ« japim trupin tonĂ« ushqime mĂ« tĂ« pĂ«rshtatshĂ«me pĂ«r ta ndihmuar atĂ« tĂ« pĂ«rgatitet pĂ«r “punĂ«n e tepĂ«rt” tĂ« nevojshme pĂ«r tĂ« luftuar stresin e sjellur nga ftohtĂ«sia e klimĂ«s dhe pĂ«r tĂ« luftuar rrezikun e ftohjes.

Ushqimet më të përshtatshme për tryezën e ditëve të ftohta, për të ngrënë siç duhet pa shtuar në peshë janë:

Ushqim pĂ«r eneregji ,detyra e trupit tonĂ« Ă«shtĂ« tĂ« mbajĂ« njĂ« temperaturĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme ai duhet tĂ« punojĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« ruajtur ekuilibrin e tij rreth 36-37 gradĂ«. Kur Ă«shtĂ« e ftohtĂ«, zakonisht ndihemi mĂ« tĂ« uritur, ky Ă«shtĂ« sinjali qĂ« kemi nevojĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« energji.GjĂ«ja e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« tĂ« vendosĂ«sh gjĂ«rat e duhura nĂ« tenxhere, tĂ« kesh forcĂ« dhe tĂ« mos shtosh nĂ« peshĂ«. Rregulli i artĂ« Ă«shtĂ« tĂ« ushqehemi nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« plotĂ«, tĂ« larmishme dhe tĂ« balancuar, duke kĂ«naqur edhe shijet dhe zakonet tona. Ne duhet tĂ« konsumojmĂ« ushqime tĂ« pasura me vitamina dhe proteina e gjithashtun duhet tĂ« rrisim paksa pjesĂ«n e karbohidrateve. PĂ«r tĂ« luftuar tĂ« ftohtin mjafton qĂ« tĂ« shtohen nĂ« ushqimin normal arra tĂ« pasura me zink dhe acide yndyrore esenciale, ose bajame, tĂ« cilat pĂ«rmbajnĂ« vitaminĂ« E, qĂ« mund tĂ« shtohen nĂ« kos pĂ«r mĂ«ngjes ose sallatĂ«. PĂ«rndryshe, ju mund t’i jepni vetes njĂ« çokollatĂ« tĂ« errĂ«t.

Pjatat e nxehta , kur është e ftohtë, ideale është të filloni ushqimin me një supë të mirë me perime të nxehtë, ideale për të ngrohur nga brenda organzmin. Një supë drithi, ndoshta integrale, është një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar të ftohtin dhe në të njëjtën kohë për të eliminuar mbetjet e pranishme në trupin tonë. Mënyra më e mirë për përgatitjen e supës janë perimet sezonale.
Gjithashtu janë të shkëlqyera patatet, të pasura me vitaminë A dhe kripëra minerale dhe me fuqi të shkëlqyra të ngopjes.Pasdite ose para se të shkoni për të fjetur, përgatisim një çaj të ngrohtë aromatik dhe relaksues, ose një filxhan çaji jeshil me fuqi të lartë antioksidante.

Agrume dhe vitamina ,janë aleatët e organizmit në ditët më të ftohta. Portokalli dhe limoni janë miqtë tanë më të mirë në muajt e dimrit,të cilat mund ti konsumojmë në lëngje, smoothie ose në sallatë me fruta. Kivit janë gjithashtu të shkëlqyera, shumë të pasura me vitaminë C që ndihmojnë sistemin imunitar.

Proteinat,atojanë gjithmonë të domosdoshëme, por sidomos kur është e ftohtë. Jo vetëm mish, por edhe vezë dhe peshk, sidomos ato blu, shumë të pasura me Omega 3. Gjithashtu bishtajoret si thjerrëzat, fasulet, bizelet janë shumë të pasura me hekur. Ushqimit të zakonshëm është mirë ti shtohen pak yndyra .

Prekje djegëse, për tu ngrohur nga brenda ne mund të përdorim ushqimet djegëse. Hudhrat dhe qepët janë të njohura për vlerat e tyre antibakteriale, të dobishme për mbështetjen e sistemit imunitar. Piper është një aleat i vlefshëm në ditët e ftohta sidomos ai i freskët është i pasur me vitaminë C dhe është një ndihmë e shkëlqyer kundër plakjes (si dhe kundër ftohjes). Këto vlera i përkasin edhe xhenxhefil, i cili stimulon qarkullimin e mirë dhe për këtë arsye ndihmon trupin të ngrohet. I kombinuar me lëng limoni, përdoret për të përgatitur një çaj të përsosur bimor për të luftuar ftohjet.

Pijet ,ato alkoolike duhet të shmanget.Pijet që duhen për të luftuar të ftohtin dhe të mbrohemi nga virozat janë çajrat bimor të cilët mund të përgatiten në mënyra të ndryshme dhe lëngjet e frutave të freskëta ku të dominojnë ato me vitaminë C. /a.alla/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Adela Alla
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…