Home Rajoni Kosova Merr flakë autobusi i linjës Gjermani-Kosovë, asnjë i lënduar

Merr flakë autobusi i linjës Gjermani-Kosovë, asnjë i lënduar

2 min read
0
88

Tiranë, 4 Mars/ATSH/- Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është njoftuar nga Ambasada e Kosovës në Kroaci, se një autobus i linjës Gjermani-Kosovë, i cili po transportonte shumicën e udhëtarëve nga Kosova, ka marrë flakë në rrugë e sipër, rreth 30 km në afërsi të kufirit shtetëror Kroaci-Serbi.

Ministria e Punëve të Jashtme nga informacionet marra nga kontaktet me autoritetet policore Kroate, konfirmon se nuk ka asnjë qytetarë të lënduar dhe çdo gjë është në rregull.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se të gjithë shtetasit e Kosovës janë në një vend të sigurt, respektivisht në Qendrën e Kryqit të Kuq në afërsi të kufirit.

Drejt qytetarëve Kosovarë po shkojnë disa autobusë të cilët do të bëjnë transportin e tyre drejt shtetit të Kosovës.

Autoritetet kroate tashmë kanë filluar hetimet në lidhje me shkaqet e zjarrit./KosovaPress//e,caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Edison Caushi
Load More In Kosova
Comments are closed.

Check Also

Pacolli: Kosova bashkë me aleatët për ta mposhtur të keqen globale

PRISHTINË, 3 Mars/ATSH/.- ZĂ«vendĂ«skryeministri dhe ministri i JashtĂ«m, i RepublikĂ«s sĂ« Kos…