Home Ceshtjet e Mjedisit Projekt për Inventarizimin Kombëtar të Pyjeve 2018

Projekt për Inventarizimin Kombëtar të Pyjeve 2018

1 min read
0
70

TIRANË, 2 Mars /ATSH/ – Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po punon qĂ« tĂ« kryejĂ« Inventarin KombĂ«tar tĂ« Pyjeve 2018.

Procesi po kryhet nën udhëheqjen e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në bashkëpunim të ngushtë me stafin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për matjet në terren dhe në këtë kuadër po kryhen diskutime me specialistët e mjedisit, komunitetet përkatëse dhe grupet e interesit.

Projekti do të mbështetet edhe nga Fakulteti i Shkencave Pyjore.

Të dhënat që do të dalin nga ky inventar do të bëhen publike, duke nxitur komunikimin mes palëve.

Për këtë po hartohet dhe Strategjia e Komunikimit të informacioneve që do të prodhojë Inventari Kombëtar i Pyjeve.

Procesi po mbështetet nga Agjencia Suedeze e Pyjeve dhe Fakulteti i Shkencave Pyjore të Universitetit Suedez të Shkencave Bujqësore./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Nikolla Lena
Load More In Ceshtjet e Mjedisit
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…