Home Aktualitet Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në menaxhimin e mbështetjes buxhetore sektoriale

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në menaxhimin e mbështetjes buxhetore sektoriale

4 min read
0
270

TIRANE, 3 Mars/ATSH/- Shqipëria dhe Kosova angazhohen të rrisin bashkëpunimin mes tyre lidhur me menaxhimin e mbështetjes buxhetore sektoriale.

Në këtë kuadër një delegacion i ministrisë së Financave të Kosovës, zhvilloi një vizitë studimore pranë ministrisë së Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, me qëllim përfitimin nga përvoja jonë në menaxhimin e mbështetjes buxhetore sektoriale në fushën e reformave për menaxhimin e financave publike.

Delegacionet e ministrive homologe të drejtuar respektivisht nga zv/ministrat e Financave, Erjon Luçi dhe Fatmir Gashi, si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme nga të dyja palët shkëmbyen eksperiencat e tyre.

Zv/ministri i Financave të Shqipërisë, Luçi shprehu mirënjohjen dhe gatishmërinë për të shkëmbyer përvojën disa vjeçare të Shqipërisë mbi mbështetjen buxhetore. Gjithashtu, ai e cilësoi shumë të dobishme këtë vizitë për të shkëmbyer eksperiencat e mira që secili vend ka, ashtu edhe për të parë mundësi të reja bashkëpunimi.

Ndërsa sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Gelardina Prodani vlerësoi rolin domethënës në fazën e negocimit të kontratës së reformave sektoriale, konkretisht për identifikimin e kritereve specifike dhe sipas saj, përfitimi nga përvoja e Shqipërisë do të ishte shumë i dobishëm. Gjithashtu shprehu gatishmërinë që bashkëpunime të tilla ndërmjet dy vendeve të jenë më intensive.

Zv/ministri i Financave të Kosovës, Gashi vlerësoi se strategjia e menaxhimit të financave publike (MFP), si shtylla e tretë në kuadër të reformave të administratës publike (RAP) në Kosovë, është një hap i rëndësishëm për vendin por edhe në rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Europian.

Në pjesën tjetër të takimit u mbajtën referime mbi çështjet kryesore në fushën e financave publike të pasuara nga diskutime dhe sugjerime të pjesëmarrësve nga të dyja palët.

Në përfundim të takimit, nga të dyja palët u konkludua për domosdoshmërinë e takimeve të vazhdueshme mbi ndarjen e eksperiencave nga të dy vendet.

Kjo vizitë studimore u realizua me ndihmën e donatorëve, projekti Rajonal GIZ./a.gjonaj//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arlinda Gjonaj
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…