Home Bota SOFT NEWS – Votoi edhe pse është 106… vjeçe!

SOFT NEWS – Votoi edhe pse është 106… vjeçe!

1 min read
0
343

ÇITA’ DI KASTELO (Itali), 4 mars /ATSH-ANSA/ – Të votosh është një e drejtë e shenjtë që duhet të mbrohet dhe të ushtrohet gjithmonë, thotë 106-vjeçarja italiane Luisa Zappitelli, pasi votoi sot në Çita’ di Kastelo për zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen në Itali.

Për herë të parë Zappitelli, siç tregon vetë ajo, ka votuar në 2 qershor të vitit 1946, kur së bashku me familjen dhe një grup mikeshash bëri disa kilometra më këmbë deri në qendrën e votimit.

Gjatë 72 viteve të fundit, zonja e moshuar ka votuar në të gjitha llojet e zgjedhjeve në vend, përfshirë referendumet./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arian Jorgaqi
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – Pesë gjigantë për filmin më të mirë të huaj për çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – Në këtë pesëshe për filmin më të mirë të huaj për…