Home Ceshtjet Sociale …tĂ« etur pĂ«r njĂ« dorĂ« ”shpĂ«timi”

…tĂ« etur pĂ«r njĂ« dorĂ« ”shpĂ«timi”

7 min read
1
219

TIRANE, 29 nĂ«ntor/ATSH-Zina Tosku/ – Me njĂ« palĂ« rroba nĂ« ngjyrĂ« blu, gati-gati tĂ« grisura e tĂ« lagura, fytyra e njĂ« foshnjeje dymuajshe herĂ« mbulohej nga uji dhe herĂ« dilte nĂ« sipĂ«rfaqen e detit Egje.

Ndërsa nëna e tij, klithte me ulërima në një gjuhë të panjohur, ajo përpiqej e shpërfytyruar mes detit, të shpëtonte fëmijën e saj nga fundosja.

Teksa luftonte me dallgët për veten dhe foshnjen e saj, bashkë me burra, gra e fëmijë të tjerë me të cilët po ndante të njëjtin fat, në përpjekje për të sfiduar vdekjen duke ndjerë thellë shijen e hidhur të saj, dëgjohej tingulli i tmerrshëm e kumbues që lëshonte përplasja e trupave të tyre me dallgët.

Tokë nuk shihnin asgjëkundi.

Papritur, si njĂ« dritĂ« nĂ« fund tĂ« tunelit, shfaqet anija shqiptare “Oriku”, me kapitenin e rangut III, Silvan Boni qĂ« ndodhej nĂ« njĂ« patrullim tĂ« rastĂ«sishĂ«m.

Pas evidentimit të fundosjes së gomones dhe klithmave të refugjatëve për ndihmë, nga ujërat e Egjeut ekuipazhi shqiptar sinjalizoi efektivat greke dhe turke, që mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Atë të dielë, ora shënonte 14:35.

Data nuk do të thoshte asgjë, por ajo ditë do të shënonte ditën më të rëndësishme për ata refugjatë sirianë. Ajo ditë do të ndante viktimat nga fitimtarët, detin e etur për njerëz nga forca e madhe e zemrës njerëzore. Në gomone ishin 51 refugjatë, nga të cilët 29 burra, 10 gra dhe 12 fëmijë.

Paradoksi më i madh i historisë shqiptare, mes eksodit të viteve 1990-91 dhe eksodit kosovar në vitin 1999 ku shqiptarë u dëbuan me forcë prej serbëve, dora e shpëtimit për këta refugjatë, pas disa dekadash, do të bëhej një anije shqiptare.

Mes kujtimeve dhe klimthave tĂ« grave e fĂ«mijĂ«ve nĂ« det, lotĂ«t shpĂ«tojnĂ« nga faqet e togeres shqiptare, Aurela Bala, e cila ishte ”aktore” nĂ« atĂ« skenar filmi real, tĂ« pashkruar mĂ« parĂ«.

“Ishte njĂ« skenĂ« e tmerrshme. Ajo foshnje dymuajshe goditi zemrĂ«n time mes lĂ«vizjes sĂ« shpejtĂ« pĂ«r ta shpĂ«tuar dhe pĂ«rjetimit tĂ« dhimbshĂ«m. VetĂ«m sekondat ndanin jetĂ«n nga vdekja. Mes tĂ« qarave tĂ« atij dhe klithmave rrĂ«nqethĂ«se, para syve m’u shfaq anija Tirana” e “Iliria e marsit tĂ« 1991. Nuk di si ta pĂ«rshkruaj
”, shpĂ«rthen mes emocioneve togerja shqiptare, njĂ« ndĂ«r dy gratĂ« e para, pjesĂ« e misionit ndĂ«rkombĂ«tar.

“Arsyet qĂ« detyrojnĂ« sirianĂ«t apo afganĂ«t pĂ«r tĂ« lĂ«nĂ« atdheun e tyre mund tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« ndryshmet. Nuk ka rĂ«ndĂ«si kjo. Misioni NdĂ«rkombĂ«tar i “NATO”-s pĂ«r shpĂ«timin e jetĂ«s sĂ« refugjatĂ«ve qĂ« tentojnĂ« tĂ« kalojnĂ« brigjet turke nĂ« ato greke me gomone, Ă«shtĂ« i paçmueshĂ«m. Kriza e refugjatĂ«ve nuk Ă«shtĂ« problem vetĂ«m i Lindjes sĂ« Mesme apo i AfrikĂ«s, Ă«shtĂ« problem evropian, Ă«shtĂ« problem amerikan, por edhe shqiptar”, thotĂ« togerja.

”Do tĂ« doja shumĂ« qĂ« ta takoja atĂ« foshnje dymuajshe, pas shumĂ« vitesh. Do doja tĂ« njihesha me jetĂ«n e tij, pĂ«r tĂ« parĂ« nĂ«se familja e tij do t’i kishte plotĂ«suar çka kĂ«rkonin. Kjo mbetet njĂ« Ă«ndĂ«rr e imja
”, shton Aurela.

Pas afro njĂ« vit qĂ«ndrimi nĂ« detin Egje, anija e FlotĂ«s Luftarake Shqiptare “Oriku” shpĂ«toi 1 000 jetĂ« njerĂ«zish.

Misioni ishte tepĂ«r i veçantĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« ekuipazh, qĂ« ka qenĂ« pjesĂ« e misionit “Sea Gurdian”./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Zina Tosku
Load More In Ceshtjet Sociale
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…