Home Bota BARCELONË – Galaxy S9 dhe S9+ me “zemĂ«r” tĂ« re, por pamje tĂ« vjetĂ«r

BARCELONË – Galaxy S9 dhe S9+ me “zemĂ«r” tĂ« re, por pamje tĂ« vjetĂ«r

4 min read
0
113

BARCELONË, 26 shkurt /ATSH/ – Gjiganti koreanojugor i teknologjisĂ« Samsung publikoi nĂ« Kongresin BotĂ«ror tĂ« TelefonisĂ« (MWC 2018), nĂ« BarcelonĂ«, smartfonĂ«t e tij premium Galaxy S9 dhe Galaxy S9+, qĂ« pritet tĂ« kenĂ«, respektivisht, njĂ« vlerĂ« nĂ« treg prej 850 dhe 1 000 eurosh.

Të dy modelet S9 dhe S9+ vijnë me dizajnin e modelve të mëparshme. Samsung ka zvogëluar pak më shumë kornizat rreth ekranit, ka vendosur në një pozicion më të mirë lexuesin e shenjave të gishtit si dhe ka ndryshuar rrjetën e bokseve në pjesën e poshtme.

Dy smartfonĂ«t kanĂ« ekrane tĂ« teknologjisĂ« “Infinity Super AMOLED” me rezolucion “Quad HD”.

S9-ta ka një 5,8 polësh, ndërsa S9+ ka një ekran 6,2 polësh, njësoj si modelet e vitit të kaluar.

Por, ndryshimet e vogla në pamjen e jashtme shoqërohen me ndryshime të mëdha në pjesët e brendshme.

Galaxy S9 dhe S9+ do tĂ« kenĂ« procesorin e fundit “Exynos 9810”. Ky procesor pĂ«rbĂ«het nga tetĂ« zemra, ku katĂ«r punojnĂ« me njĂ« frekuencĂ« prej 2,8 GHz ndĂ«rsa katĂ«r tĂ« tjerĂ«t me 1,7 GHz. Gjithashtu modeli S9 ka 4GB memorje RAM ndĂ«rsa modeli S9+ ka 6GB, me 64GB memorje tĂ« brendshme dhe mundĂ«sin pĂ«r kartĂ« memorjeje deri nĂ« 400 GB.

Por, kamera është pjesa ky dy modelet e reja kanë ndryshimet më të mëdha në raport me modelet e mëparshme.

Smartfonët janë të pajisur me një kamera që mundëson një hapje të dyfishtë, që ndrshon mes f/1,5 dhe f/2,4. Kjo mundëson që të bëhen foto sa më të detajuara sipas kushteve të dritës.

Teknologjia “Super Slow Motion 960 fps” qĂ« u shfaq vitin e kaluar nĂ« flamurtarin e Sony-t tani pĂ«rdoret edhe nga Samsung nĂ« modelet e tij premium, ndĂ«rsa regjistrimi i videove 4K tani mund tĂ« kryet edhe me teknologjinĂ« 60 fps.

Modelet Galaxy S9 dhe S9+ vijnë me mikrofonë krejt të rinj që sipas Samusng-ut janë 40% më të fuqishëm se sa ata në modelet S8.

Samsung Galaxy S9 dhe S9+ do tĂ« dalin nĂ« treg muajin e ardhshĂ«m nĂ« ngjyrat “Midnight Black”, “Coral Blue”, “Titanium Gray” dhe “Lilac Purple”./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gent Sinani
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…