Home Bota TEKNOLOGJI – Ora ”perpetuum mobile” qĂ« do t’u shĂ«rbejĂ« 500 brezave

TEKNOLOGJI – Ora ”perpetuum mobile” qĂ« do t’u shĂ«rbejĂ« 500 brezave

7 min read
0
148

TEKSAS, 26 shkurt /ATSH/ – NĂ« malet e Teksasit kanĂ« filluar gĂ«rmimet pĂ«r tĂ« vendosur njĂ« orĂ« gjigante, 60 metra tĂ« lartĂ«, qĂ« do tĂ« masĂ« vitet sikurse orat normale regjistrojnĂ« sekondat, shkruan gazeta e njohur franceze “Le Figaro”.

Kjo është ora 10 000-vjeçare, që është projektuar të jetojë për 500 breza.

Ky projekt faraonik, nuk është një delir fantastiko-shkencor.

Më shumë se 25 vite pas fillimit të tij, në vitin 1986, ndërtimi i kësaj ore që mendohet të funksionojë për 10 000 vite, ka filluar plotësisht.

Fondacioni “The Long Now”, nĂ« origjinĂ«n e kĂ«saj iniciative, njoftoi javĂ«n e kaluar se ka filluar gĂ«rmimet nĂ« njĂ« zonĂ« tĂ« izoluar nĂ« perĂ«ndim tĂ« Teksasit. Por, do tĂ« duhen ende shumĂ« vite pĂ«r ta pĂ«rfunduar, megjithatĂ« Ă«shtĂ« njĂ« hap shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« sapo Ă«shtĂ« kryer.

Informaticieni kalifornian, nĂ« origjinĂ« tĂ« kĂ«saj sipĂ«rmarrjeje pak ”tĂ« çmendur”, Danny Hills, kishte realizuar me ekipin e tij njĂ« prototip qĂ« u publikua mĂ« 31 dhjetor 1999 dhe qĂ« sot ekspozohet nĂ« Muzeun e Shkencave nĂ« LondĂ«r. Por, kjo orĂ« Ă«shtĂ« vetĂ«m tre metra e lartĂ« dhe projketi pĂ«rfundimtar do tĂ« jetĂ« 20 herĂ« sa prototipi.

PĂ«r tĂ« arritur kĂ«tĂ« qĂ«llim, Danny Hills prej gjashtĂ« vitesh ka marrĂ« mbĂ«shtetjen financiare tĂ« drejtorit tĂ« “Amazon”, Jeff Bezos.

Materiale të qëndrueshme, por jo të çmuara

Përveç problemeve financiare, si mund të ndërtohet një orë që të funksionojë për mijëra vite?

Teknikisht, nevojiten materiale shumë të qëndrueshme, por jo të çmuara për të mos tërhequr vjedhje të mundshme. Pritet të përdoret një përzierje me pjesë të përbëra nga guri dhe çelik i paoksidueshëm. Mekanizmi do të jetë shumë i ngadaltë dhe për pasojë shumë ingranazhe do të qëndrojnë në kontakt me njëra-tjetrën pa lëvizur për dhjetëra vite.

FletĂ« prej qeramike do tĂ« pĂ«rdoren nĂ« kĂ«to vende pĂ«r tĂ« evituar njĂ« shkrirje tĂ« ingranazheve tĂ« ndryshme. MadhĂ«sia e kĂ«saj ore do t’i mundĂ«sojĂ« qĂ« tĂ« kalojĂ« shekujt, ashtu si piramidat apo statujat nĂ« Ishullin e PashkĂ«ve.

Për të evituar çdo lloj çakordimi me kohën astronomike, ora do të rregullohet automatikisht çdo ditë duke përdorur diellin si pikë referimi. Për këtë qëllim është imagjinuar një sistem kompleks lentesh të bashkuara me ingranazhet e tjera.

Pjesa e brendshme përbëhet nga pesë dhoma, që përkojnë me pesë intervale të kohës (një vit, një dekadë, një shekull, një mijëvjeçar, 10 mijëvjeçarë). Madje, çdo vit, një riprodhim i planeteve dhe sondave ndërplanetare, të dërguara nga njeriu, do të jetë e mundur të shfaqet ndpërmjet një mekanizmi që duhet të aktivizohet.

Në përgjithësi, e gjithë struktura është ideuar për të qenë e aksesueshme dhe e dukshme. Kalimi i vizitorëve do të mundësojë gjithashtu, në rastin më të keq, që të riparohen mosfunksionime të mundshme.

Një trashëgimi që kalon nga një brez në tjetrin

Kjo orĂ« duhet tĂ« funksionojĂ« gjithashtu nĂ« mĂ«nyrĂ« krejt autonome. Diferenca termike ditĂ«-natĂ« nĂ« Teksas (qĂ« Ă«shtĂ« prej disa gradĂ«sh) mendohet qĂ« t’i mundĂ«sojĂ« gurit tĂ« ngrihet çdo ditĂ« nĂ«pĂ«rmjet njĂ« loje fantastike tĂ« shufrave metalike qĂ« bymehen nga nxehtĂ«sia.

Por, cili është kuptimi në vetvete i gjithë këtij projekti?

“Nuk mund ta imagjinoj tĂ« ardhmen, por ndihem i prekur”, shkruante Danny Hills nĂ« njĂ« tekst tĂ« publikuar nĂ« vitin 1995.

Çdo kalim para kĂ«saj ore duhet t’i shĂ«rbejĂ« vizitorit pĂ«r tĂ« reflektuar nĂ« terma afatgjatĂ« dhe pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« qĂ« ai ka kundrejt pasardhĂ«sve tĂ« tij. Do t’u takojĂ« brezave tĂ« ardhshĂ«m tĂ« kujdesen pĂ«r kĂ«tĂ« mekanizĂ«m, nĂ«se munden, qĂ« tĂ« vazhdojnĂ« kĂ«tĂ« trashĂ«gimi./ /G.S/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gent Sinani
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…