Home Kryesor Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

16 min read
0
264

Tiranë, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Konferencën Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të çështjeve Publike në Washington DC, duke nënvizuar përpara 18 mijë anëtarëve, se shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore është një faqe e shkëlqyer e historisë sonë, por jo e vetmja që lidhet me marrëdhëniet midis hebrenjve dhe shqiptarëve.

Gjatë intervistës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se gjatë luftës së dytë botërore, shqiptarët pa dallim feje kanë strehuar hebrenjtë, duke shkëputur nga historia një episod mjaft interesant.

Sipas kryeministrit, gjatë luftës së dytë botërore një prej nazistëve më të lartë, Hermann Neubacher, në vitin 1943 thirri katër përfaqësues të katër komiteteve tona fetare e ju kërkoi që të jepnin listën e hebrenjve dhe listën e floririt që kishin, por ata dhanë floririn, dhe jo listën e hebrenjve.

Intervista e plotë e Kryeministrit Edi Rama

Mirë se erdhët Zoti Kryeministër! Dy vjet më parë, ju vizituat Izraelin në një vizitë zyrtare, ku u takuat me Kryeministrin Netanjahu dhe liderë të tjerë. U nënshkruan dhe marrëveshje të ndryshme, qoftë në fushën e sigurisë, apo të investimeve në sektorë privatë. A mund të na jepni një lloj përmbledhjeje të këtyre partneriteteve e të na thoni se çfarë më tepër mund të bëhet për të forcuar marrëdhëniet e vendit tuaj me Izraelin?

Paraardhësit tuaj erdhën të gjenin strehë në Shqipëri, edhe tre here të tjera më përpara, në shekullin e parë, në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe në shekullin e shtatëmbëdhjetë e përherë e gjetën këtë strehë tek ne. Kështu që marrëdhënia jonë me shtetin e Izraelit është mjaft speciale dhe e shkëlqyer dhe sigurisht që duam ta shohim të zhvillohet e duam të shohim që të ndodhin më shumë gjëra midis nesh.

Meqë ra fjala, për herë të parë, këtë vit do të ketë një fluturim të drejtpërdrejtë nga Izraeli në Shqipëri përgjatë periudhës së verës. Kështu që unë dëshiroj fort, që ajo çka një herë e një kohë përkufizohej nga Leo Elton, në raportin e vet të 1935-s, si toka e dytë e hebrenjve, të bëhet shtëpia juaj e dytë për pushime. Kështu që jeni mjaft të mirëpritur në Shqipëri.

Zoti Kryeministër, vendi juaj është në një rajon mjaft të rëndësishëm për Izraelin, me vende fqinj miqësorë me Izraelin si Mali i Zi dhe Greqia në kufijtë tuaj, si mundet Shqipëria të drejtojë një përpjekje ballkanike për të thelluar marrëdhënien me Izraelin e për të mbështetur Izraelin në fusha që kanë të bëjnë me ndihmën në siguri si dhe për votimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Rama: Së pari, kjo mund të ndodhë duke treguar historinë tonë dhe duke mbrojtur vlerat tona të përbashkëta. Dua të bashkëndaj me ju se jam i angazhuar personalisht që të ndërtoj një qendër kulturore për miqësinë shqiptaro-izraelite në zemër të Tiranës, kryeqytetit tonë dhe për këtë kemi angazhuar Daniel Libeskind, që është autori i madh i muzeut hebraik në Berlin, që po punon me ne për këtë projekt. Ne duam që në këtë qendër të tregojmë historinë e marrëdhënieve tona për fëmijët tanë, por edhe për fqinjët tanë. E ndërkohë do të doja shumë të shihja një binjakëzim të kësaj qendre të ndërtuar në Jerusalem, ku të gjithë njerëzit e të gjithë feve dhe besimeve të mund të mësojnë historinë e jashtëzakonshme se përtej çdo feje e besimi, shqiptarët i panë hebrenjtë si njerëz ndaj njerëzish. Shqipëria është një vend që ka një sërë besimesh fetare, myslimanë dhe të krishterë. Ne, kjo na bën tashmë që të jemi të radhitur në frontin e parë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Ne gjithashtu kemi ndërtuar Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Tiranë dhe Kryeministri Banjamin Netanjahu na ka premtuar që Izraeli do të jetë nga partnerët kryesorë, që ta shndërrojnë këtë qendër në një pikë referimi në të gjithë rajonin. Kështu që, unë besoj fort se Shqipëria përfaqëson një shembull të jashtëzakonshëm sesi një vend ku myslimanët e të krishterët bashkëjetojnë, është një vend që po ashtu mbron asgjë më shumë e asgjë më pak, por të njëjtat vlera që Izraeli mbron me ekzistencën e tij dhe me qëndrueshmërinë e tij.

Zoti KryeministĂ«r, ShqipĂ«ria ka njĂ« trashĂ«gimi pĂ«r tĂ« qenĂ« krenare pĂ«r trajtimin e hebrenjve gjatĂ« LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore. Edhe pse vend i pushtuar, ShqipĂ«ria jo vetĂ«m qĂ« ruajti komunitetin e vet hebre, por gjithashtu ofroi strehĂ« dhe pĂ«r hebrenjtĂ« qĂ« erdhĂ«n nĂ« vend. ËshtĂ« e mirĂ«dokumentuar qĂ« ShqipĂ«ria refuzoi qĂ« tĂ« dorĂ«zonte anĂ«tarĂ«t e komuniteti izraelit. Cila ishte baza e njĂ« heroizmi dhe e njĂ« sjelljeje tĂ« tillĂ«?

Kryeministri Rama: Do doja tĂ« thoja qĂ« ShqipĂ«ria ishte vendi i parĂ« nĂ« EuropĂ«, nĂ« vitin 1932, ku antisemitizmi ishte ndĂ«rkohĂ« i pĂ«rhapur kudo, qĂ« njohu tĂ« drejtĂ«n e komunitetit hebre qĂ« tĂ« organizohej e qĂ« tĂ« legjitimonte Shabatin. Historia Ă«shtĂ« absolutisht e jashtĂ«zakonshme, sepse hebrenjtĂ« u shpĂ«tuan jo vetĂ«m nga familjet myslimane, por dhe nga kleri katolik. ËshtĂ« shumĂ« e famshme historia e njĂ«rit prej klerikĂ«ve mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« krishterĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, qĂ« pagĂ«zoi shumĂ« hebrenj qĂ« tĂ« ndryshonte identitetin e tyre e t’i mbronte nga nazistĂ«t. Kemi gjithashtu njĂ« episod interesant nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, ku njĂ« prej nazistĂ«ve mĂ« tĂ« lartĂ«, Hermann Neubacher, nĂ« vitin 1943 thirri katĂ«r pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« katĂ«r komiteteve tona fetare e ju kĂ«rkoi qĂ« tĂ« jepnin listĂ«n e hebrenjve dhe listĂ«n e floririt qĂ« kishin. Ata dhanĂ« listĂ«n e floririt, por jo listĂ«n e hebrenjve. ËshtĂ« njĂ« pyetje vĂ«rtetĂ« e jashtĂ«zakonshme sesi ka ndodhur qĂ« asnjĂ« hebre nuk ju dorĂ«zua gjermanĂ«ve nga shqiptarĂ«t, qofshin ata myslimanĂ« apo katolikĂ«, por po ashtu Ă«shtĂ« njĂ« leksion i shkĂ«lqyer i historisĂ« sonĂ« dhe kjo Ă«shtĂ« ajo, pse unĂ« besoj fort se nuk duhet ta marrim tĂ« mirĂ«qenĂ«, por duhet tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka mundemi qĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«t tanĂ« dhe fĂ«mijĂ«t e fĂ«mijĂ«ve tanĂ«, ky tĂ« mbetet njĂ« thesar, i cili duhet mbrojtur fort e qĂ« duhet tĂ« shĂ«rbejĂ« si frymĂ«zim pĂ«r tĂ« ardhmen.

Ju jeni tĂ« shtrirĂ« edhe nĂ« detin Adriatik, por dua t’ju pyes, pĂ«r cilat sfida haseni, qoftĂ« nĂ« pjesĂ«n e sigurisĂ«, apo tĂ« tjera, nĂ« kĂ«tĂ« pellg tĂ« Adriatikut.

Kryeministri Rama: Deti Adriatik, me hyrjen e Malit të Zi në NATO është tashmë kufiri i NATO-s, në gjatësi, në shtrirjen e tij. Shihet natyrisht si mjaft i sigurt, por na duhet po ashtu që të luftojmë sëbashku me partnerët tanë kundër kërcënimeve të përbashkëta. E kërcënime të përbashkëta përfshijë jo vetëm terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, por po ashtu, edhe burimet që i financojnë këto lloj veprimtarish, përfshirë lloje të ndryshme të kontrabandimit, të trafikimit të drogave e kështu me radhë.

MegjithatĂ«, edhe pse e shoh se koha po mĂ« mbaron, dua vĂ«rtetĂ« tĂ« falenderoj shumĂ« ata qĂ« menduan tĂ« mĂ« ftonin, sepse nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« nder pĂ«r mua, por Ă«shtĂ« njĂ« nder pĂ«r vendin tim e pĂ«r bashkĂ«qytetarĂ«t e mi, qĂ« tĂ« gjendem kĂ«tu me ju dhe t’ju dĂ«shmoj miqĂ«sinĂ« tonĂ« mjaft tĂ« vjetĂ«r e tĂ« thellĂ«.

Sërish ju uroj mirëseardhjen në Shqipëri, ku ka shumë për të parë e për të mësuar dhe ku ka një hapësirë unike, ku bukuria e mikpritja jetojnë së bashku./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Edison Caushi
Load More In Kryesor
Comments are closed.

Check Also

VIDEO/Abuzimet me ndihmën ekonomike, për tu lehtësuar nga taksat

TIRANË, 27 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/ – NjĂ« nga shkaqet kryesore qĂ« familje tĂ« ndrysh…