Home Ekonomi, Biznes dhe Finance 18.4% u rrit numri i përdoruesve të internetit nga celularët

18.4% u rrit numri i përdoruesve të internetit nga celularët

2 min read
0
170

TIRANE, 16 Dhjetor /ATSH/- 18.4 % u rrit numri i përdoruesve të internetit nga rrjetet celulare në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas statistikave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, 2.16 milionë konsumatorë në vend kanë akses në internet 3G dhe 4G nga aparatet celularë.

Shërbimi i internetit me brez të gjerë nga rrjetet e lëvizshme deri në fund të këtij viti ofrohet nga katër operatorë.

Tregu i internetit po rritet edhe në shërbimet fikse, ku numri i pajtimtarëve në mesin e këtij viti arriti në afro 288 mijë, në rritje me 3% gjatë tremujorit të tretë dhe afro 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

AKEP njofton se, rritje ka pësuar edhe segmenti i përdoruesve me shërbime të integruara, internet, telefon e televizion.

Numri i abonentëve që marrin të treja këto shërbimeve njëkohësisht ka arritur në 98 mijë, në rritje vjetore me 23%. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Etleva Xhajanka
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…