Home Bota AFGANISTAN – Ghani ofron armĂ«pushim dhe paqe me kushte pĂ«r talebanĂ«t

AFGANISTAN – Ghani ofron armĂ«pushim dhe paqe me kushte pĂ«r talebanĂ«t

2 min read
0
158

KABUL, 28 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti afgan, Ashraf Ghani propozoi sot njĂ« armĂ«pushim paraprak pĂ«r bisedimet pĂ«r paqe me kushte pĂ«r talebanĂ«t pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund 17 viteve luftĂ« nĂ« vend.

“Duhet tĂ« ketĂ« njĂ« kuadĂ«r politik pĂ«r paqe. NjĂ« armĂ«pushim duhet tĂ« shpallet. TalebanĂ«t duhet tĂ« njihen si njĂ« parti politike dhe njĂ« proces pĂ«r rritjen e besimit duhet tĂ« fillojĂ«”, deklaroi ai nĂ« hapje tĂ« konferencĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« Procesit tĂ« Kabulit.

Kjo iniciativë mbledh përfaqësuesit e më shumë se 20 vendeve të rajonit si dhe SHBA-në dhe OKB-së, por pa talebanët, në rrethinat e një Ministrie të Punëve të Jashtme afgane në shtetrrethim.

Si parakusht për bisedime, Ghani kërkon nga talebanët që të njohin kushtetutën dhe qeverinë e tij.

“TashmĂ«, vendimi Ă«shtĂ« nĂ« duart tuaja. Pranoni paqen… dhe ktheni stabilitetin pĂ«r kĂ«tĂ« vend”, shtoi ai.

Ky propozim erdhi pas një kërkese të talebanëve bërë SHBA-së për diskutime direkte me përfaqësuesit e tyre në Katar.

Presidenti afgan vendosi gjithashtu si kusht respektimin e të drejtave të qytetarëve, veçanërisht të grave, konform kushtetutës dhe respektimin e forcave të sigurisë./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Eva Cani
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…