Home Art, Kulture dhe Argetim “All the Money in the World” premierĂ« nĂ« kinema Millennium

“All the Money in the World” premierĂ« nĂ« kinema Millennium

4 min read
0
172

TIRANE,31 Janar /ATSH/ – Ridley Scot rikthehet nĂ« ekranin e madh tĂ« kinemasĂ« me veprĂ«n e tij mĂ« tĂ« fundit  “All the Money in the World” njĂ« film triller dhe krim vjen premierĂ« nĂ« kinema Millennium prej datĂ«s 1 shkurt.

Skenari i filmit është shkruar nga David Scarpa, bazuar në librin e  John Pearson. Në rolet kryesore aktrojnë Michelle Williams, Christopher Plummer, Mark Wahlberg, Romain Duris, Charlie Plummer, Andreë Buchan dhe Timothy Hutton. Filmi rrëfen refuzimin e  J. Paul Getty për të paguar një grup kriminelësh nga organizata mafioze Ndrangheta, që i rrëmbyen nipin e tij John Paul Getty III në vitin 1973.

Filmi është bërë mjaft i njohur së pari për skandalin që përfshiu njërin prej aktorëve të tij, Kevin Spacey i cili kishte rolin kryesor derisa emri i tij u përfshi në skandale dhe regjisori vendosi ta ndërronte aktorin Plummer, i cili për hir të së vërtetës ishte zgjedhja e parë për rolin kryesor. Pasi  Kevin Spacey u zëvendësua me Christopher Plummer, regjisori  Ridley Scott vendosi që të mos i tregonte Plummer asnjë nga xhirimet e karakterit që Spacey kishte ndërtuar.

Në fund të xhirimeve Scott pa se të dyja performancat ishin krejt të ndryshme, por njësoj të vlefshme për portretizimin e personazhit. Xhirimet e reja të filmit për Christopher Plummer zgjatën tetë ditë dhe një buxhet shtesë prej 10 milionë dollarësh.

“All the Money in the World” u shfaq premierĂ« nĂ« Beverly Hills nĂ« dhjetor tĂ« vitit tĂ« kaluar. Filmi mori kritika mjaft pozitive veçanĂ«risht pĂ«r rolin e Plummer .

Në Golden Globe Awards filmi mori tre kandidime: regjia më e mirë, aktorja më e mirë dhe aktori më i mirë për rolet e dyta.  Plummer gjithashtu është nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë për rolet e dyta në edicioni e 90-të Oskarit si dhe ka marrë të njëjtin nomimin edhe në çmimet Bafta. /a.alla/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Adela Alla
Load More In Art, Kulture dhe Argetim
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…