Home Art, Kulture dhe Argetim ARKEOLOGJI – NjĂ« nekropol antik zbulohet nĂ« jug tĂ« Egjiptit

ARKEOLOGJI – NjĂ« nekropol antik zbulohet nĂ« jug tĂ« Egjiptit

3 min read
0
234

KAJRO, 24 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministria egjiptiane e Antikitetit njoftoi sot zbulimin e varrezave antike nĂ« qytetin Minia nĂ« jug tĂ« Egjiptit.

Ministri i Antikitetit, Khaled al-Enany deklaroi se “nĂ« kĂ«tĂ« varrezĂ« tĂ« madhe janĂ« zbuluar njĂ« maskĂ« prej floriri, 40 sarkofagĂ«, rreth 1 000 statuja, vazo, bizhu dhe artefakte tĂ« tjera”.

“Ky Ă«shtĂ« vetĂ«m fillimi i njĂ« zbulimi tĂ« ri dhe besoj se do tĂ« duhen rreth pesĂ« vite pĂ«r tĂ« pĂ«rfunduar punimet nĂ« kĂ«tĂ« nekropol”, u shpreh ministri pĂ«r gazetarĂ«t nĂ« zonĂ«n ku ka ndodhur zbulimi.

“Gerrmimet nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« filluan nĂ« vitin 2017 nĂ« bashkĂ«punim me ekipe nga Gjermania dhe Egjipti”, theksoi ministri.

Muajt e fundit në Egjipt janë bërë një seri zbulimesh antike, përfshirë disa varre në qytetin jugor të Luksorit.

Në fillim të këtij muaji, arkeologët egjiptianë zbuluan një varr 4 400 vjeçar pranë Piramidave të Gizës në jug të Kajros.

Ky varr i përkiste një priftëreshe grua të quajtur Hetpet të epokës së Dinastisë së Pestë të faraonëve.

Në mars të vitit të kaluar, një kolos masiv u nxorr nga nëntoka e Kajros, që mendohet se i përket mbretit Psamtik, i dinastisës së 26-të.

Një muze i madh është duke u ndërtuar pranë Piramidave dhe pritet të hapet pjesërisht në fillim të këtij viti.

Muzeu do të presë një numër të madhë artefaktesh antike egjiptiane.

Egjipti po përpiqet të rigjallërojë industrinë e turizmit, që është një burim kryesor i të ardhurave kombëtare.

Turizmi u godit ndjeshëm nga rrëmuajt që pasuan kryengritjen e vitit 2011 kundër diktatorit egjiptian, Hosny Mubarak./

/G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gent Sinani
Load More In Art, Kulture dhe Argetim
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…