Home Bota BRUKSEL – Bisedime Tusk-May pĂ«r kufirin irlandez

BRUKSEL – Bisedime Tusk-May pĂ«r kufirin irlandez

3 min read
0
196

BRUKSEL, 1 mars /ATSH-DPA/ –  Presidenti i KĂ«shillit Europian, Donald Tusk i Ă«shtĂ« drejtuar sot BritanisĂ« sĂ« Madhe pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« bisedime pĂ«r tĂ« shqyrtuar idetĂ« e tij mbi parandalimin e njĂ« kufiri tĂ« vĂ«shtirĂ« nĂ« IrlandĂ« pas Brexit, disa orĂ« pĂ«rpara takimit  me kryeministren britanike, Theresa May, nĂ« LondĂ«r.

Kryeministrja britanike, May ka hedhur poshtë dje një propozim të BE-së,  sipas së cilës,  Irlanda e Veriut do të mbetet brenda bllokut doganor të unionit, duke e lejuar atë që të tregtojë lirshëm me Republikën e Irlandës, çka krijon një kufi midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe.

“Deri tani, askush nuk ka propozuar ndonjĂ« ide mĂ« tĂ« mençur se kaq”, deklaroi Tusk gjatĂ« njĂ« konference pro biznesit, nĂ« Bruksel.

“Pas pak orĂ«sh unĂ« do tĂ« informohem nĂ«se qeveria e BritanisĂ« sĂ« Madhe ka njĂ« ide mĂ« tĂ« mirĂ« qĂ« do tĂ« ishte po aq efektive pĂ«r parandalimin e njĂ« kufiri tĂ« vĂ«shtirĂ« midis IrlandĂ«s dhe IrlandĂ«s sĂ« Veriut”, shtoi ai.

Vizita e Tusk zhvillohet përpara një fjalimi të kryeministres britanike, i planifikuar për nesër , ku pritet që May të mishërojë vizionin e qeverisë së saj për marrëdhëniet e ardhshme tregtare të Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian.

Deri tani, May ka deklaruar qartazi se Britania e Madhe do të largohet nga tregu i vetëm dhe unioni doganor i BE-së.//a.i/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Atila Ismailaj
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…