Home Ceshtjet Sociale Buxhetimi gjinor, 80 zyrtarë të lartë në përgatitje të planeve 3-vjeçare

Buxhetimi gjinor, 80 zyrtarë të lartë në përgatitje të planeve 3-vjeçare

3 min read
0
169

TIRANE, 26 Dhjetor/ATSH-Z.Tosku/-Rreth 80 zyrtarë të lartë buxhetor dhe financiarë nga ministri te ndryshme u bënë pjesë e trajnimit nga UN Women në Shqipëri, me qëllim përfshirjen efektive të buxhetimit gjinor në ciklin e menaxhimit të shpenzimeve publike dhe veçanërisht në dokumentin e Programit Buxhetor Afatmesëm për vitin 2018-2020.

Ky dokument kërkon që çdo ministri të përgatisë një plan trevjeçar për realizimin e produkteve të programeve, për të arritur objektivat e politikës, brenda tavaneve të shpenzimeve të ministrive, sikurse përcaktohen në planin fiskal të qeverisë.

Zyrtarët e Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë theksuan rëndësinë e buxhetimit me pjesëmarrje dhe buxhetimin gjinor në të gjithë procesin e përgatitjes së Buxhetit, duke u fokusuar veçanërisht në futjen e Treguesve kryesorë të performancës që nga faza e planifikimit. Barazia gjinore, së bashku me instrumentin e buxhetimit me pjesëmarrje, janë një mjet i mire për arritjen e angazhimeve të Qeverisë Shqiptare ne procesin e anëtarësimit në BE.

GjatĂ« viteve tĂ« fundit, shumĂ« vende i kanĂ« reformuar procedurat buxhetore pĂ«r t’u pĂ«rqendruar mĂ« shumĂ« tek mĂ«nyra se si tĂ« pĂ«rdoret buxheti pĂ«r tĂ« planifikuar objektiva tĂ« caktuara tĂ« qeverisĂ«, si edhe tek rezultatet e shpenzimeve publike.

Buxhetimi i përgjigjshëm gjinor ndihmon në kapërcimin e hendekun midis politikës së qeverisë për barazi gjinore dhe shpërndarjes së burimeve të nevojshme për ta vënë në zbatim këtë politikë. Konkretisht, Programi Buxhetor Afatmesëm (PBA) kapërcen hendekun e vendimmarrjes për politikat me vendimmarrjen financiare, me fokus të dyfishtë tek shqyrtimet politike të programeve dhe shpenzimet programore dhe planet e investimeve.  Në një sërë vendesh ka filluar të përdoret buxhetimi i përgjigjshëm gjinor si: Austria, Koreja, Krahina Autonome e Andaluzisë, Bashkia e San Franciskos etj./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Zina Tosku
Load More In Ceshtjet Sociale
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…