Home Aktualitet ÇfarĂ« duhet tĂ« bĂ«ni pĂ«r sĂ«mundjet kronike nĂ« mot tĂ« ftohtĂ«

ÇfarĂ« duhet tĂ« bĂ«ni pĂ«r sĂ«mundjet kronike nĂ« mot tĂ« ftohtĂ«

3 min read
0
123

 

TIRANE, 27 Shkurt /ATSH/- Vendi ynë është përfshirë ditët e fundit nga ulja e temperaturave,, sidomos në vendet malore. Në të tilla kushte klimaterike, ekzistojnë më shumë rreziqe për shëndetin si hipotermia, ftohja e ekstremiteteve, sëmundje kardiovaskulare dhe fraktura.

 Cfarë duhet të bëni për sëmundjet kronike në mot të ftohtë:

-Qëndroni në kontakt të vazhdueshëm të mjekut tuaj
-Merrni në mënyrë të rregullt medikamentet tuaja

-Kryeni vaksinat kundër gripit nën konsultën e mjekut tuaj

-Rregulloni temperaturën e ambientit ku qëndroni, ajrosenidisa here gjatë ditës për të siguruar lagështinë e duhur në mënyrë që të ulet përqëndrimi i mikrobeve në shtëpi

-Merrni ushqime dhe pije të ngrohta (të paktën 1.5 litër lëngje), dhe shmangni alkoolin, pasi ai nuk ju ndihmon kundër të ftohtit, përkundrazi favorizon humbjen e nxehtësisë së prodhuar nga trupi.

 Disa këshilla për të moshuarit:

-Nëse ju duhet të dilni nga shtëpia, shmangni daljet herët në mëngjes apo në mbrëmje kur ka rënë errësira, sigurohuni të vishni këpucë të cilat kanë gomë të dhëmbëzuar për të zvogëluar mundësinë e rrëshqitjes, si dhe mbani bastun që tju ndihmojë gjatë lëvizjes

-Kini kujdes me medikamentet që merrni

-Bëhuni aktiv dhe përfshihuni në komunitet. Kjo do tju ndihmojë të ndiheni më pak të vetmuar

-Kujdesuni të ushqeheni sa më shëndetshëm dhe të konsumoni sasitë e mjaftueshme të lëngjeve

-Qëndroni në ambiente të ngrohta    /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Edit Malaj
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

VIDEO/Abuzimet me ndihmën ekonomike, për tu lehtësuar nga taksat

TIRANË, 27 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/ – NjĂ« nga shkaqet kryesore qĂ« familje tĂ« ndrysh…