Home Ceshtjet Sociale Dokumentacioni për të përfituar bursa studimi jashtë vendit

Dokumentacioni për të përfituar bursa studimi jashtë vendit

5 min read
1
194

TIRANE, 22 Janar/ATSH-Z.Tosku/-Të rinjtë e interesuar për kryer studimet jashtë vendit, nga 1 marsi do të kenë mundësi që të aplikojnë për bursa studimi të ofruara nga qeveria shqiptare.

PikĂ« sĂ« pari, duhet qĂ« studentĂ«t tĂ« jenĂ« ekselente pra me rezultate shumĂ« tĂ« larta. Ata qĂ« dĂ«shirojnĂ« tĂ« pĂ«rfitojnĂ« duhet tĂ« bĂ«jnĂ« gati dhjetĂ« dokumente pĂ«r t’i dorĂ«zuar nĂ« fazĂ«n e parĂ« tĂ« aplikimeve, qĂ« do tĂ« zgjasĂ« dy muaj.

Mundësinë për të përfituar bursë të plotë studimi e kanë vetëm ata që kanë marrë përgjigje pozitive nga një prej 15 universiteteve më të mira në botë, që ndodhen kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani duke nisur që nga Oxford, Cambridge e Harvard deri te Kolegji Universitar i Londrës.Por, kjo nuk përjashton mundësinë e financimit edhe për ata që fitojnë të drejtën e studimit në të tjera institucione të arsimit të lartë në Europë, gjithashtu shumë të njohura. Por në këtë rast, shpenzimet për studimet dhe jetesën duhet të mbulohen nga universiteti pritës në masën 75%. Pjesa tjetër, e cila nuk duhet të jetë më shumë se 8 mijë euro në vit, fiancohet nga shteti shqiptar.

Por, çfarë dokumentacioni duhet të plotësojnë kandidatët?

Dokumentacioni për kandidatët aplikues: Formular aplikimi, kopje të pasaportës ose kartës së identitetit, vërtetim të qendrës së banimit, CV e hollësishme, e shoqëruar me dokumentacionin që vërteton të dhënat në CV, dokument që vërteton përfundimin me sukses të studimeve të shkollës së mesme (dëftesë pjekurie, certifikatë e maturës shtetërore etj.)letër pranimi nga institucioni pritës i arsimit të lartë (origjinale ose fotokopje e noterizuar), planin e studimit për programin që do të ndjekë kandidati në universitetin pritës, një parashikim i detajuar i kostos së studimeve të lëshuar nga universiteti pritës si dhe një vërtetim nga universiteti pritës mbi mbështetjen ose jo financiare nga ana e tij për kandidatin si dhe masën e financimit (origjinale ose fotokopje e noterizuar), në rast bashkëfinancimi, ndërmjet MAS dhe organizatave, fondacioneve dhe institucioneve vendase ose të huaja të paraqitet kopje e noterizuar e dokumentacionit që vërteton marrjen nga kandidati të bursës nga organizatat, fondacionet dhe institucionet vendase ose të huaja (përjashtuar ato shtetërore)si dhe tre rekomandime origjinale për cilësitë e kandidatit. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Zina Tosku
Load More In Ceshtjet Sociale
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…