Home Ekonomi, Biznes dhe Finance Dyfishohet në 20 milionë euro, skema e mbështetjes financiare për peshkimin

Dyfishohet në 20 milionë euro, skema e mbështetjes financiare për peshkimin

4 min read
0
176

TIRANE, 25 Janar /ATSH/- Rritja e mbështetjes financiare dhe lehtësitë fiskale për sektorin e peshkimi, që është një biznes i rëndësishëm për ekonominë tonë, synojnë ta shndërrojnë këtë sektor në një industri të qëndrueshme që materializon rritje të punësimit, eksporteve dhe të ardhurave në PPB.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) Frida Krifca tha për ATSH-në, se mbështetja financiare për sektorin e peshkimit është dyfishuar për vitin 2018, krahasuar me një vit më parë, duke arritur shumën e rreth 2.6 miliardë lekë ose 20 milion euro.

Sipas saj, paketa e mbështetjes adresuar këtij sektori vjen pas diskutimesh me grupet e interesit, ekspertët e fushës të huaj dhe vendas dhe materializon mbështetjen eficente dhe të drejtëpërdrejtë të peshkimin në zhvillimin real të këtij sektori.

“BesojmĂ« se kĂ«tĂ« vit peshkimi do tĂ« shĂ«nojĂ« njĂ« rritje mĂ« tĂ« mirĂ«, edhe pĂ«r shkak tĂ« mbĂ«shtetjes sĂ« posaçme qĂ« duam t’i japim peshkimit. NĂ« skemĂ«n kombĂ«tare, ne kemi parashikuar mbĂ«shtetje  deri nĂ« 85,000 lekĂ« pĂ«r njĂ«si sipas faturĂ«s tatimore pĂ«r sistemet e monitorimit tĂ« anijes pĂ«r pajisjet transmetuese tĂ« sinjalit tĂ« instaluara nĂ« bordin e anijeve tĂ« peshkimit pĂ«r identifikimin dhe lokalizimin e anijeve nĂ«pĂ«rmjet satelitit”, tha Krifca.

Sipas saj AZHBR do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë proces, duke dhënë 50% të vlerës totale të faturave tatimore deri ne 325,000 lekë për plotësimin e standardeve ndërkombëtare IFS, BRC, FS, për stabilimentet që i respektojnë këto standarde dhe i rrisin eksportet në supermarketet ndërkombëtare.

Ndërsa mbështetje do të adresohet për peshkatarët për ndërtimin e bankinave për ankorimin e anijeve të peshkimit, ku Organizatat e Manaxhimit të Peshkimit (OMP) mund të aplikojnë për të përfituar 70% të financimit.

“Duke menaxhuar Fondet e BE IPA 2016, qĂ« do tĂ« mundĂ«sojnĂ« 50% tĂ« financimit pĂ«r motorĂ«t e anijeve, frigoriferĂ«t dhe pajisjet elektronike tĂ« anijeve tĂ« peshkimit, ne synojmĂ« tĂ« sjellim njĂ« standard tĂ« ri nĂ« zhvillimin e peshkimit, u shpreh Krifca. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Etleva Xhajanka
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…