Home Bota FOKUS – Evropa festoi natĂ«n e Vitit tĂ« Ri nĂ« masa tĂ« larta sigurie

FOKUS – Evropa festoi natĂ«n e Vitit tĂ« Ri nĂ« masa tĂ« larta sigurie

3 min read
0
278

PARIS, 1 janar /ATSH-AFP/ – NĂ« Paris, mijĂ«ra persona sfiduan erĂ«rat e forta pĂ«r t’u mbledhur nĂ« “Champs-Elysees” pĂ«r tĂ« lĂ«nĂ« pas 2017-Ă«n dhe duke festuar ardhjen e Vitit tĂ« Ri nĂ« masa tĂ« larta sigurie.

Pas numërimit mbrapsht, Harku i Triumfit u ndriçua nga fishekzjarret. Mijëra spektatorë, ku edhe shumë turistë nga e gjithë bota, kishin asistuar disa çaste më parë të mrekulluar një spektakël muzike dhe dritash të projektuar në Harkun e famshëm.

Për të hyrë në zonën festive, spektatorët kalonin në kontrolle të rrepta dhe 1 800 trupa të forcave të rendit dhe agjentë privatë ishin mobilizuar në bulevardin e famshëm, që ka qenë skena e njërit prej dy sulmeve xhihadiste të përgjakshme të kryera në vitin 2017 në territorin francez.

Gjithëse, 140 000 forca të rendit dhe të shpëtimit ishin mobilizuar në të gjithë vendin.

Në Londër, më shumë se 100 000 persona kishin marrë një biletë për të asistuar fishekzjarret që prej brigjeve të lumit Tamiz.

Për të respektuar traditën, Big Beni lëshoi 12 tingujt e mesnatës. Por, këtë vit ishte e nevojshme të rivihej në punë, ora që ka ndalur për arsye punimesh riparuese.

NdonĂ«se kryeqyteti britanik ka qenĂ« shĂ«njestra e katĂ«r atentateve nĂ« vitin 2017, “Scotland Yard” njoftoi se ka mobilizuar mĂ« pak trupa policore se sa vitin e kaluar.

Në Moskë, bulevardet kryesore dhe sheshet ishin mbushur plot dekorime dhe një fishekzjarre ndriçoi 36 godinat e kryeqytetit rus, gjithashtu në masa të rrepta sigurie.

Në Berlin, organizatort e festës së madhe në portën e Brandeburgut ksihin parashikuar, në tendat mjekësore të Kryqit të Kuq, vende të veçanta për kujdesjen e grave viktima të ngacmimeve seksuale ose që ndiheshin të kërcënuara./

/G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gent Sinani
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…