Home Ceshtjet Sociale Fondi Social, përmirësim i standardeve në kujdesin shoqëror

Fondi Social, përmirësim i standardeve në kujdesin shoqëror

7 min read
0
209

TIRANË, 24 Shkurt/ATSH/.- Fondi social do tĂ« sigurojĂ« mbĂ«shtetje financiare pĂ«r njĂ«sitĂ« e vetĂ«qeverisjes vendore, me qĂ«llim pĂ«rmirĂ«simin e standardeve e tĂ« kapaciteteve administruese tĂ« shĂ«rbimeve ekzistuese tĂ« kujdesit shoqĂ«ror, planifikimin e krijimin e shĂ«rbimeve tĂ« reja, si dhe zhvillimin e politikave sociale.

Qeveria shqiptare në mbledhjen e zhvilluar dje në Berat vendosi miratimin e krijimit të këtij fondi social të mekanizmit financiar.

Ky fond social krijohet me burime financiare nga fondet e kushtëzuara, që akordohen nga ministria përgjegjëse për çështjet sociale;fondet nga buxhetet e njësive të vetëqeverisjes vendore, të parashikuara për shërbimet shoqërore; të ardhurat nga organizatat jofitimprurëse, individët e bizneset, si dhe donatorë të huaj e lokalë; tarifat për shërbimet për përfituesit e shërbimeve të kujdesit shoqëror.

Mekanizmi i financimit të shërbimeve të kujdesit shoqëror ndjek hapat e përcaktuar më poshtë, në përputhje me ciklin e buxhetit vjetor dhe të programit buxhetor afatmesëm.

Përmes programimit dhe financimit të shërbimeve të kujdesit shoqëror njësia e vetëqeverisjes vendore vlerëson nevojat për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror në nivel vendor, në përputhje me planin strategjik të zhvillimit dhe me programin buxhetor afatmesëm.

Njësia e vetëqeverisjes vendore vlerëson kapacitetet financiare dhe burimet njerëzore që mbështesin ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror në nivel vendor.

Deri në miratimin e standardeve kombëtare, bashkitë duhet të marrin në konsideratë që të vazhdojnë ofrimin e të paktën atyre shërbimeve që kanë ofruar gjatë tri viteve të fundit.

Ministria përgjegjëse për çështjet sociale parashikon në buxhetin e saj fonde për financimin e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, të cilat u transferohen njësive të vetëqeverisjes vendore ku funksionojnë këto shërbime, bazuar në planet sociale të buxhetuara.

Të gjitha shërbimet e përkujdesjes shoqërore, të parashikuara në kreun II, të ligjit për shërbimet e kujdesit shoqëror, të cilat konsiderohen si parësore nga bashkia, por që nuk mund të ofrohen prej saj, mund të ofrohen nga organizata jofitimprurëse, si ndërmarrje sociale apo struktura të ngjashme me to, që operojnë në këtë fushë private.

Njësia e vetëqeverisjes vendore prokuron shërbimet e kujdesit shoqëror dhe lidh kontratat me ofruesit e shërbimit, duke u dhënë përparësi ndërmarrjeve sociale në ofrimin e këtyre shërbimeve.

Ofruesit privatë, të kontraktuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore dhe organizatat jofitimprurëse, ofrojnë shërbimet e kujdesit shoqëror, si pjesë e kontratës ose e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet palëve.

Njësia e vetëqeverisjes vendore raportojnë, çdo katër muaj, në lidhje me ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror, financuar me anë të fondit social, pranë Shërbimit Social Shtetëror.

Inspektorati që mbulon fushën e shërbimeve të kujdesit shoqëror, në përputhje me funksionet dhe kompetencat e parashikuara në nenin 35, të ligjit për shërbimet e kujdesit shoqëror, siguron zbatueshmërinë e standardeve të shërbimeve shoqërore të orfuara nga subjektet e kontraktuara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Njësia e vetëqeverisjes vendore, paralelisht, monitoron ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror, sipas standardeve e treguesve të performancës, përcaktuar në marrëveshjen kontraktuale me nënkontratorët privatë dhe sipas marrëveshjes së bashkëpunimit me organizatat jofitimprurëse.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme, nëpërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Klotilda Saracini
Load More In Ceshtjet Sociale
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…