Home Art, Kulture dhe Argetim FOTO/ Gjurmët e luftës së Kosovës përmes artit vizual nga 13 artistë

FOTO/ Gjurmët e luftës së Kosovës përmes artit vizual nga 13 artistë

2 min read
0
170

TIRANE,22 Shkurt /ATSH-Adela Alla/ – PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« TiranĂ« 13 artistĂ« nga Lugina e PreshevĂ«s , Bujanovci dhe Medvegja po eskpozojnĂ« veprat e tyre nĂ« galerinĂ« e artit FAB. Ekspozita e cila titullohet “Larg dhe afĂ«r” sjell pĂ«r publikun artdashĂ«s nĂ« formĂ«n e gjuhĂ«s artistike larminĂ« e vepra nĂ« tĂ« cilat shpalosen gjurmĂ«t qĂ« ka lĂ«nĂ« lufta e KosovĂ«s.

Veprat në këtë ekspozitë bëhen bashkë për të treguar historinë e dy shteteve dhe këtë herë me artit vizual.

Artistët i kanë ekspozuar veprat e tyre në pikturë, skulpturë e instalacione, histori që vështirë të harrohen nga një shtet si Kosova, që shënoi dhe 10 -vjetorin e pavarësisë.

Ekspozita është kuruar Ilir Kaso me pjesëmarrjen e artistëve Sabedin Etemi, Avni Behluli, Vjollca Aliu, Eshref Qahili, Ismet Jonuzi, Avni Zairi, Rafet Jonuzi, Lindita Kurtishi-Beqiri, Adrian Limani, Shqipe Jonuzi, Shqipërim Fejzullahu, Irzeme Zeqiri-Mulliqi, Leoneta Abdyli.

Ekspozita do të qëndrojë në galerinë e artit FAB deri më datë 26 shkurt. Përveç pjesës së bashkëpunimeve mes artistëve që sipas tyre janë shumë të rëndësishme, këto ditë në Tiranë ajo është dhe në kuadër të 10 -vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

previous arrow
next arrow
ArrowArrow
Slider

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Adela Alla
Load More In Art, Kulture dhe Argetim
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…