Home Aktualitet Foto/ Nisma për nxitjen e arsimit shqip në Gjermani

Foto/ Nisma për nxitjen e arsimit shqip në Gjermani

11 min read
1
149
previous arrow
next arrow
Slider

TIRANË, 27 Shkurt/ATSH/.- Integrimi i komunitetit shqiptar nĂ« Gjermani dhe projekte konkrete nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« tyre ishin nĂ« fokus tĂ« njĂ« vizite pune qĂ« zhvilloi nĂ« Gjermani, Ministri i Shtetit pĂ«r DiasporĂ«n, Pandeli Majko.

Në kuadër të kësaj vizite, Majko u takua me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe politikës gjermane.

Nisma për nxitjen e arsimit shqip në Gjermani

Një takim i rëndësishëm ishte ai me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Dusseldorf. Arsimi shqip në Gjermani, vendosja e standardeve të përbashkëta arsimore me Kosovën dhe problematika të komunitetit shqiptar atje, ishin mes çështjeve të diskutuara gjate takimit.

Arsimtarët e njohën Ministrin me situatën e arsimit shqip në landin e Rinit Verior-Vestfali, ku siç thanë, në ato qytete ku mundësohet shkollimi shqip, pjesëmarrja e nxënësve është e konsiderueshme, por mund të ishte më e lartë. Përfaqësuesja e Këshillit të Arsimtarëve e vuri theksin tek potenciali i brezit të ri në Gjermani që po mëson shqip dhe kërkoi më shumë bashkëpunim për krijimin e lehtësirave për ta. Në takim u diskutua për kurikulën dhe rolin e teknologjisë në mësimin e gjuhës shqipe.

Ministri i Shtetit për Diasporën prezantoi iniciativat që po ndërmerr në këtë aspekt, si ato të librave online dhe krijimit të një rrjeti të profesionistëve në internet. Ai u ndal tek nevoja e një aktiviteti të përvitshëm të librit apo mbledhje të tjera që do të mundësonin komunikime e bashkëpunime të dobishme.

Watermeier: Gjermania mbështet reformat integruese në Shqipëri

Ministri Majko zhvilloi një takim edhe me deputetin e landit të Rinit Verior-Vestfali nga radhët e SPD-së, Sebastian Watermeier, njëkohësisht Anëtar i Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Kulturën e gjithashtu me përfaqësues shqiptarë të politikës gjermane në qytetin e Gelsenkirchen. Në takimin ku ishin të pranishëm anëtarja e Këshillit Bashkiak nga Kosova, Teuta Abazi, Nezahat Kilinç, Drejtoreshë në Bashkinë e qytetit dhe anëtari i Bordit të SPD-së Milazim Jusaj, u tha se shumica e shqiptarëve që jetojnë në Gjermani, janë integruar plotësisht.

Në takim u fol gjithashtu për procesin e reformave që po ndërmerr Shqipëria në kuadër të integrimit në BE, me politikanin gjerman që shprehu mbështetjen e plotë të vendit të tij. Ndërkaq, Abazi, e cila përfaqëson një shembull pozitiv të integrimit të shqiptarëve në Gjermani, e vuri theksin tek nevoja që Shqipëria dhe Kosova të kenë një koordinim më të mirë, në mënyrë që partneriteti me Gjermaninë të jetë më efikas.

Ndërsa theksoi nevojën e një dialogu më të ngushtë me pjesëtarë të qeverisë gjermane lidhur me shqiptarët që jetojnë atje, Majko i informoi të pranishmit për bashkëpunimin me autoritetet në Kosovë për krijimin e një strukture të përbashkët mbështetëse për diasporën.

Integrim i suksesshëm i shqiptarëve në Gjermani

Rritja e bashkĂ«punimit me autoritetet lokale pĂ«r çështje qĂ« prekin shtetasit shqiptarĂ« qĂ« jetojnĂ« nĂ« Gjermani, ishte nĂ« qendĂ«r tĂ« bisedimeve qĂ« zhvilloi Ministri i Shtetit pĂ«r DiasporĂ«n, Pandeli Majko me Mark Speich, Sekretar i Shtetit pĂ«r Çështjet Federale dhe Evropiane, MarrĂ«dhĂ«niet NdĂ«rkombĂ«tare dhe Mediave, nĂ« landin e Rinit Verior-Vestfali.

Gjatë takimit Ministri e njohu zyrtarin e lartë gjerman lidhur me strategjinë për diasporën dhe hapat e ndërmarrë deri më tani për krijimin e një strukture mbështetëse për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Në takim  u fol për integrimin e suksesshëm të shqiptarëve në Gjermani, veçanërisht të mjekëve të shumtë që janë të punësuar në strukturat spitalore.

Projekte për kthimin e kapitalit social në Shqipëri

Një takim i rëndësishëm ishte edhe ai me përfaqësues të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani me të cilët diskutoi për rëndësinë e projekteve të ardhshme që do të mundësojnë kthimin e kapitalit social në Shqipëri. Majko tha se do të përpiqej të nxiste krijimin e një rrjeti mjekësh edhe në Itali dhe Greqi.

Ministri vizitoi gjithashtu Klinikën e Kardiokirurgjisë në Duisburg, shefi i së cilës është mjeku shqiptar Bedri Ramadani. Majko vlerësoi modelin e suksesshëm të integrimit në fushën e mjekësisë dhe tha se krijimi i urave të bashkëpunimit duhet të mbështetet edhe tek eksperienca e mjekëve. Gjatë takimit u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e kardiokirurgjisë.

Iniciativa për tërheqjen e investimeve të huaja

Me ftesë të sipërmarrësit të suksesshëm shqiptar Lazim Destani, Ministri vizitoi zyrat e tij në qendër te Dusseldorf-it. Gjatë takimit miqësor u diskutua për potencialet ekonomike e turistike të Shqipërisë, me theks të veçantë tek iniciativat që do të ndihmojnë për tërheqjen e investimeve të huaja.

NĂ« shkollĂ«n shqipe nĂ« Bocholt ku tradita e mĂ«simit tĂ« gjuhĂ«s shqipe pĂ«rcillet prej 30 vjetĂ«sh, Ministri bisedoi me nxĂ«nĂ«sit dhe mĂ«suesen shqiptare. GjatĂ« takimit u fol pĂ«r mundĂ«sinĂ« e binjakĂ«zimit tĂ« shkollave, shkĂ«mbimin e adresave dhe krijimin e njĂ« rrjeti virtual. Ministri Majko kĂ«rkoi bashkĂ«punim pĂ«r ardhjen e fĂ«mijĂ«ve nĂ« ShqipĂ«ri, si njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r t’i njohur ata me traditat e kulturĂ«n e vendit tĂ« origjinĂ«s.

Në qytetin e Bocholt, Ministri u takua edhe me pjesëtarë të tjerë të komunitetit shqiptar, mes të cilëve mjekë, inxhinierë, deputetë, juristë etj. Shqiptarët që jetojnë në këtë qytet u përshkruan si një komunitet shembullor për Gjermaninë, i integruar plotësisht në shoqëri por njëkohësisht duke ruajtur traditat shqiptare.

Majko mori pjesë edhe në koncertin e organizuar nga shkolla shqipe në Dusseldorf me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Maela Marini
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…