Home Lajme Nga Vendi FOTO/ Pasarela e fustaneve tĂ« çokollatĂ«s ‘Ă«mbĂ«lson’ Milanon

FOTO/ Pasarela e fustaneve tĂ« çokollatĂ«s ‘Ă«mbĂ«lson’ Milanon

3 min read
0
202

TIRANE,21 Shkurt/ATSH/ – NjĂ« sfilatĂ« mode e Ă«mbĂ«l me rroba ekskluzive tĂ« bĂ«ra nga pastiçierĂ«t mĂ« tĂ« mĂ«dhenj italianĂ«,  ka Ă«mbĂ«lsuar pasarelĂ«n e Milanos.

Stili më joshës dhe ëmbëlsues që kalon imagjinatën është shijuar nga publiku i pranishëm.

Kafe, pana, kanellë, karamel dhe lajthi, këta ishin përbërsit e pëlhurave të fustaneve të mrekullueshëm që kanë sfiluar në edicionin e tretë të Salon Du Chocolat në qytetin e modës Milano.

Lajtmotivi që shoqëroi modele në ishte Liberty (liri), stili që karakterizoi periudhën midis shekujve 19 dhe 20, shprehje e gëzimit të madh të jetesës në Europë gjatë kësaj periudhe. Një shpirt që ka gjetur shprehje edhe në lindjen e sistemit të modës dhe kinemasë, në një moment historik të progresit të madh shkencor dhe transformimeve shoqërore. Në të gjithë Evropën, nga Parisi në Milano, u frymëzua ajri i ri, me një ndjenjë optimizmi dhe lumturie të dukshme që kurrë më parë nuk u përjetua në të kaluarën.

Këto emocione të njëjta ishin të mishëruara në çokollatë, bartëse e ndjenjave të ngrohtësisë dhe besimit që vetëm ky ëmbëlsues mund të japë.
Referenca për lirinë ishte e dukshme në kapele, në veshjet e rafinuara,  në lulet dhe medalionet.

PĂ«lhura kryesore e pĂ«rdorur ishte çokollata e zezĂ« dhe e bardhĂ«, por dhe variacione pĂ«r dekorimin e detejave tĂ« kĂ«tyre veshjeve tĂ« tilla si krem ​​, karamel, kafe, lajthi, por edhe kombinime mĂ« tĂ« pazakonta nuk munguan si trĂ«ndafili i ndĂ«rthurur me kripĂ«n rozĂ« tĂ« Himalajeve, fruta dhe erĂ«za djegĂ«se,pra njĂ« kombinim unik dhe me shije tĂ« ndryshme nĂ« njĂ« sfilatĂ« mode.

Gjithashtu në pasarelë u shfaqën edhe krijimet e mysafirëve francezë të Maison Boissier, Jeffrey Cagnes dhe krijimet e Davide Comaschi dhe Paolo Griffa.

previous arrow
next arrow
ArrowArrow
Slider

/a.alla/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Adela Alla
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…