Home Art, Kulture dhe Argetim FOTO/ Rehova, perla e Kolonjës një thesar i pazbuluar

FOTO/ Rehova, perla e Kolonjës një thesar i pazbuluar

4 min read
0
271

TIRANE, 1 Shkurt /ATSH-A.Alla/ – Rehova, njĂ« prej perlave tĂ« KolonjĂ«s dhe njĂ« thesar i pazbuluar Ă«shtĂ« pĂ«rzgjedhur nĂ« 100 fshatrat model.

Rehova piktoreske, e cila shtrihet në rrëze të malit të Gramozit, do krijoj të njëjtin itinerar si Voskopoja, duke i dhënë këtij fshati një zhvillim të ri turistik e ekonomik, përmes rijetëzimit të vlerave që mbart si për turistët vendas por dhe për turistët e huaj.

Fshati i Rehovës shpallur Qendër e mbrojtur Historike është i njohur në të gjithë vendin për artizanatin, mikpritjen, gatimet e veçanta, bukuritë dhe trashëgiminë e pasur, të ruajtur deri në ditët e sotme.

Qendra historike ruan vlerat urbanistiko – arkitektonike tĂ« fshatit, e cila ruan gjini tĂ« ndryshme ndĂ«rtimore si: ndĂ«rtime shoqĂ«rore, kulti dhe banesa popullore. Qendra historike pĂ«rbĂ«het edhe nga zonat e gjelbra tĂ« pĂ«rfshira brenda saj.

Qendra Historike e fshatit Rehovë, përfshin të gjitha ndërtimet ekzistuese dhe përbëhet nga një kompozim kompakt tradicional që zhvillohet rreth kishës dhe sheshit qendror të fshatit.
Ansambli i ndërtuar paraqet tipologji interesante veçanërisht në krijimin e hapësirave urbane, si dhe përfshin një numër të konsiderueshëm banesash me një tipologji të larmishme dhe një rrjet rrugor të shtruar me kalldrëm.

Ndërtimet në përgjithësi janë 2-katëshe dhe janë ndërtuar me mur guri, si dhe ka një numër të konsiderueshëm portash me hark dhe me gurë të gdhendur.
NĂ« pjesĂ«n e vjetĂ«r tĂ« fshatit RehovĂ« shihet dhe ajo qĂ« quhet “Rruga e Portave” ku njĂ« nga gjĂ«rat karakteristike qĂ« vihet re lehtĂ«sisht janĂ« portat e shtĂ«pive nĂ« rrugĂ«t me kalldrĂ«m, tĂ« cilat nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« tyre ruajnĂ« karakteristikat e punimit nga mjeshtrat rehovarĂ« si dhe kohĂ«n kur janĂ« ndĂ«rtuar, qĂ« daton deri nĂ« fillim tĂ« shekullit 20.

previous arrow
next arrow
Slider

/a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Adela Alla
Load More In Art, Kulture dhe Argetim
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…