Home Bota FRANCË – Macron: Kriza siriane nuk mund tĂ« rregullohet nga disa fuqi

FRANCË – Macron: Kriza siriane nuk mund tĂ« rregullohet nga disa fuqi

2 min read
0
252

PARIS, 4 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi sot se kriza siriane nuk mund tĂ« rregullohet vetĂ«m nga disa fuqi, duke aluduar pĂ«r procesin e Astanas tĂ« organizuar nga Rusia, Irani dhe Turqia.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë urimeve për Vitin e Ri që i drejtohej trupës diplomatike franceze.

Rusia, Turqia dhe Irani kanë propozuar në fund të dhjetorit, në përfundim të bisedimeve në Astana, të mbledhin regjimin sirian dhe rebelët në fund të janarit në qytetin bregdetar rus të Soçit për të përparuar drejt një rregullimi politik të konfliktit që ka bërë më shumë se 340 000 të vdekur që prej marsit 2011.

Dhjetëra grupe rebele siriane kanë hedhur posht këtë thirrje që vjen në një moment që peshorja anon gjerësisht në favor të regjimit të Bashar Al Asadit, që kontrollon tashmë 55 për qind të territorit sirian falë ndihmës ushtarake të aleatëve të tij rusë dhe iranianë.

Nga ana tjetĂ«r Macron kĂ«rkoi gjithashtu dje se “duhet vĂ«mendje qĂ« tĂ« mos ketĂ« asnjĂ« destabilitet nĂ« Irak, tĂ« lidhur me fuqitĂ« e jashtme”.

“NĂ« Irak, duhet tĂ« mundĂ«sohet qĂ« tĂ« organizohen nĂ« muajin maji zgjedhje tĂ« lira dhe tĂ« mundĂ«sohet qĂ« deri nĂ« atĂ« moment kryeministri Al Abadi tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« shtet stabĂ«l dhe tĂ« ulĂ« tensionet nĂ« vendin e tij”, theksoi shefi francez i shtetit./

/G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gent Sinani
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…