Home Bota GJERMANI – SPD miraton njĂ« koalicion tĂ« ri me Angela Merkel

GJERMANI – SPD miraton njĂ« koalicion tĂ« ri me Angela Merkel

2 min read
0
231

BERLIN, 4 mars /ATSH-AFP/ – AnĂ«tarĂ«t e partisĂ« social-demokrate miratuan sot me shumicĂ« votash njĂ« koalicion tĂ« ri me Angela Merkel duke hequr pengesĂ«n e fundit pĂ«r formimin e njĂ« qeverie, sipas rezultateve zyrtare tĂ« njoftuara sot.

“Po”-ja fitoi me 66,02 % tĂ« votave dhe rreth 78,4 % nga 463 000 anĂ«tarĂ« tĂ« SPD-sĂ« morĂ«n pjesĂ« nĂ« votim.

“Kam informuar presidentin, Frank-Walter Steinmeier dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel pĂ«r kĂ«tĂ« rezultat”, theksoi kreu i pĂ«rkohshĂ«m i SPD-sĂ«, Olaf Scholz.

Pa angazhimin e social-demokratëve formimi i një ekzekutivi të ri nën drejtimin e Angela Merkel ishte i pamundur.

Udhëheqja e partisë negocioi në muajin shkurt një marrëveshje me kancelaren dhe anëtarët e partisë më të vjetër të Gjermanisë duhet ta miratonin, në sfondin e ndarjeve të brendshme.

Drita e gjelbër nga baza e SPD-së i jep fund pesë muajve të pasigurisë post-zgjedhore të pazakontë në vend, në një kohë kur Europa, e goditur nga kriza e Brexit dhe rritja e nacionalizmave, ka më shumë se kurrë nevojë për një ekzekutiv solid në Gjermani.

Merkel do të zgjidhet zyrtarisht kancelare nga deputetët në mes të muajit mars dhe do të fillojë mandatin e katërt të saj./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Eva Cani
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…