Istagram

3 min read
0
278

instagram-logoTIRANE 17 Dhjetor/ATSH/- Me me shumë se 130 millionë përdorues, Instagram, media sociale që operon me shpërndar arjen në kohë reale të fotove e videove, po bëhet kohët e fundit më e preferuara e të rinjve shqiptarë. Duke lënë pas Facebookun dhe Twitter-in edhe këto forma të gjetura të rrjeteve virtuale, Instagrami po bëhet i preferuari i momentit për gjithë përdoruesit aktivë të rrjeteve sociale.

E njohur mĂ« sĂ« shumti pĂ«r efektet “vintage”,filtrat dhe opsione tĂ« tjera,  Istagram, I lejon perdoruesve tĂ« smartphone, tĂ« bĂ«jnĂ« foto e video me kualitet tĂ« lartĂ« nga telefonat e tyre, ti pĂ«rpunojnĂ« ato, duke kthyer  imazhe tĂ« thjeshta nĂ« art amator.

Instagram duket se është tërheqja e momentit për VIP-at e huaj, por edhe personazhet publikë shqiptarë. Duket se publikimi i fotove, ndjell kuriozitetin e fansave por edhe interesin e sfidantëve në jetën  e tyre profesionale. Sa u takon personazheve publikë shqiptarë, të shumtë në numër janë ata që tashmë kanë llogarinë e tyre në Instagram.com. Këngëtarja Rovena Dilo, Jonida Maliqi e Ledina Celo, presantuesja Arbana Osmani, balerinet Enada e Gert Vaso janë disa nga pesonazhet e ekranit të vogël që janë të dhënë pas manisë së momentit të quajtur Instagram, ku përmes fotosh interesante ata prezantojnë edhe copëza nga jeta e tyre e përditshme.

Duket se Instagram po perdoret gjerësisht edhe për reklamimin e biznesit. Audienca e gjerë, mundësitë e mëdha për editim si dhe interaktiviteti, bejnë që subjekt I postimeve të jenë koleksionet më të fundit, evente kulturore e socile, uljet e mëdha në qendra tregtare etj.

Instagram është krijuar në Tetor 2010 nga  Kevin Systrom and Mike Krieger. Deri në Prill 2012 ky shërbim numëronte rreth 100 million përdorues.  Në këtë periudhë shërbimi u ble nga Facebook  për rreth  1 billion USD.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Flora Nikolla
Load More In Art, Kulture dhe Argetim
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…