Home Art, Kulture dhe Argetim VIDEO-FOTO/ Kisha e Ristozit në Mborje, një tjetër monument kulture i rijetëzuar

VIDEO-FOTO/ Kisha e Ristozit në Mborje, një tjetër monument kulture i rijetëzuar

5 min read
0
208
previous arrow
next arrow
ArrowArrow
Slider

TIRANË, 20 Shkurt /ATSH/ – NĂ« KishĂ«n e Ristozit nĂ« Mborje tĂ« Korçës, qĂ« njihet si vend i shenjtĂ« dhe Ă«shtĂ« njĂ« nga objektet e kultit qĂ« Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar mĂ« herĂ«t nĂ« Ballkan, po vazhdon procesi i restaurimit.

Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve po investojnë në fazën e tretë të këtij monumenti të vyer bizantin.

Duke e shpĂ«tuar nga rreziku dhe duke e nxjerrĂ« nga emergjenca ky objekt trashĂ«gimie i shtohet listĂ«s si atraksion turistik i veçantĂ« pĂ«r t’u vizituar nga vendasit, por dhe nga turistĂ«t e huaj.

Faza e tretë e ndërhyrjes konsiston në çlirimin nga shtresa e betonit të armuar mbi kupolë, pastrimin e trotuarëve për të shmangur depërtimin e ujrave të reshjeve në themelet e ndërtesës, si dhe ripërdorimin e tjegullave origjinale në këtë objekt të trashëgimisë.

Ky monument kulture doli nga lista e rrezikut, pas dy ndërhyrjeve emergjente në vitin 2014 dhe 2015.

Në 2014 , u bë realizimi i një strehe të përkohshme për ta mbrojtur monumentin nga agjentët atmosferikë. Janë kryer gjithashtu edhe përforcime provizore për ta mbajtur strukturën nga brenda, duke ruajtur njëkohësisht të paprekur edhe pikturën murale, e cila ka vlera të jashtëzakonshme.

Në 2015 gjatë fazës së dytë është kryer përforcimi, shtyrja dhe restaurimi i murit të hajatit në faqen jugore të naosit, është restauruar muri jugor i narteksit, janë kryer dhe injektimet me llaç në të gjithë muraturën e naosit.

Çdo hap i punimeve restauruese ndiqet nga specialistĂ«t e Institutit tĂ« Monumenteve tĂ« KulturĂ«s dhe DRKK Korçë, duke ruajtur vlerat e trashĂ«gimisĂ« dhe eliminuar rrezikun e degradimit tĂ« elementeve tĂ« veçantĂ« historik qĂ« ka ky monument kulture.

Kisha e Ristozit 

Ajo është një ndër objektet e kultit që është ndërtuar më herët në Ballkan. Ka disa versione për kohën e ndërtimit të saj. Sipas njërit prej versioneve, kjo kishë është ngritur në vitin 896, ndërsa në një version tjetër flitet për gjysmën e shekullit të XIV-të.

Kisha është ndërtuar në rrëzë të Malit të Moravës, në juglindje të Korçës. Afreskët e saj janë realizuar nga piktorë anonimë në vitin 1390. Ajo njihet si vend i shenjtë që ndihmon njerëzit. Në ditën që Krishti mbush 40 ditë nga ringjallja, ky vend i shenjtë vizitohet nga mijëra besimtarë të fesë ortodokse.

Territori ku është ndërtuar kjo kishë është në Principatën e Muzakajve.

Ajo bën pjesë në grupin e kishave me kryq të brendashkruar pa mbështetje të brendshme. Hapësira qendrore e saj është naosi, i cili ka një planimetri katërkëndëshe kënddrejtë dhe me kupolë. Kisha lidhet me ambientin shtesë (hajatin) me anë të dy portave të hapura, njëra në murin jugor, e tjetra në atë perëndimor të naosit. Lartësia e pikës më të lartë është 7.5 m./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Adela Alla
Load More In Art, Kulture dhe Argetim
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…