Home Rajoni Kosova Kosovë- Qeveria, përgatitje për aplikim dhe anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosovë- Qeveria, përgatitje për aplikim dhe anëtarësim në Këshillin e Evropës

11 min read
0
202

-Qeveria e Kosovës zhvillon mbledhjen e parë të vitit të ri 2018, punohet edhe për anëtarësimin në Interpol-

PRISHTINË, 4 Janar /ATSH-Behlul Jashari/.-Qeveria e KosovĂ«s, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, sot pasdite nĂ« mbledhjen e parĂ« nĂ« vitin e ri 2018, tĂ« 23-tĂ«n qĂ« nga marrja e detyrĂ«s nĂ« 11 shtator 2017, u njoftua me pĂ«rgatitjet qĂ« janĂ« duke u zhvilluar nga Ministria e Jashtme pĂ«r aplikim dhe anĂ«tarĂ«sim tĂ« KosovĂ«s nĂ« KĂ«shillin e EvropĂ«s.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, bëri të ditur se është themeluar një grup punues nga ekspertë të Ministrisë dhe të shoqërisë civile që do të përgatisin një plan të veprimit për institucionet e Republikës së Kosovës. Ai njoftoi se është duke u punuar edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi angazhimet dhe kërkoi koordinim të aktiviteteve nga të gjithë akterët institucionalë që procesi i anëtarësimit në këto organizata të rëndësishme ndërkombëtare të përfundojë me sukses.

Gjatë mbledhjes, qeveria e Kosovës, në përputhje me angazhimet dhe prioritetet e saj, miratoi Planin e veprimit për rritjen e punësimit të të rinjve 2018-2020.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« plan ndĂ«rsektorial dhe pjesĂ« e dokumenteve strategjike tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, tĂ« cilat si bosht orientues kanĂ« StrategjinĂ« KombĂ«tare tĂ« Zhvillimit. Plani ka objektiv kryesor rritjen e punĂ«simit tĂ« tĂ« rinjve dhe synon qĂ« tĂ« arrihet pĂ«rmes rritjes sĂ« qasjes sĂ« tĂ« rinjve nĂ« tregun e punĂ«s; zhvillimin e ndĂ«rmarrĂ«sisĂ«; harmonizimin e arsimit me tregun e punĂ«s dhe ngritjen e cilĂ«sisĂ« sĂ« arsimimit praktik tĂ« tĂ« rinjve”, u theksua nĂ« mbledhje.

Në vijim u miratua nisma për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë ndërmjet qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qeverisë së Japonisë. Me qëllim të realizimit të programit të zhvillimit ekonomik dhe social në Republikën e Kosovës qeveria e Japonisë do të ndajë një grant në vlerën prej 150 milionë jenë japonezë (rreth 1.1 milionë euro). Mjetet do të përdoren për blerjen e pajisjeve mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre.

Qeveria miratoi edhe vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të disa pronave të paluajtshme në komunën e Vushtrrisë, të cilat preken nga ndërtimi i rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë. Poashtu, qeveria e Kosovës miratoi edhe vendimin preliminar për shpronësimin e pronave të paluajtshme në komunat Kaçanik dhe Han i Elezit, të cilat preken nga ndërtimi i autostradës nga Prishtina drejt Shkupit-Maqedonisë.

Kabineti qeveritar miratoi edhe Rregulloren për kthimin e personave të zhvendosur dhe zgjidhje të qëndrueshme. Rregullorja krijon kushtet e nevojshme për arritjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për personat e zhvendosur brenda Kosovës dhe në rajon, në periudhën nga 28 shkurti 1998 deri në 31 mars 2014. Në të përcaktohen përgjegjësitë e organeve kompetente dhe vendimmarrëse, si dhe procedurat dhe kriteret për asistencë.

Qeveria e Kosovës miratoi kërkesën e Ministrisë së Infrastrukturës për të nisur negociatat për lidhjen e Marrëveshjes për shërbime të transportit ajror në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Me kĂ«rkesĂ« tĂ« ministrit tĂ« MinistrisĂ« sĂ« ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s u miratua vendimi qĂ« t’i rekomandohet presidentit tĂ« RepublikĂ«s qĂ« tĂ« autorizojĂ« MarrĂ«veshjen e bashkĂ«punimit nĂ« mes tĂ« KosovĂ«s dhe TurqisĂ«.

Në 20 dhjetor 2017, qeveria e Kosovës në 100 ditëshin e saj, në mbledhjen e 20-të, ka miratuar raportin e punës njëqindditore dhe planin vjetor të punës së qeverisë për vitin 2018.

Qeveria e Kosovës në bilancin e saj të punës 100 ditore ka edhe mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë të zhvilluar në 27 nëntor 2017 në Korçë, e cila ishte e katërta, pas të parës historike në Prizren në 11 janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 mars 2015 dhe të tretës në 3 qershor 2016 në Prishtinë, ndërsa ka paralajmëruar edhe mbledhjen e parë të përbashkët me qeverinë e Maqedonisë në fillimin e 2018-tës.

Në mbledhjen e fundvidit të kaluar, të 22-të në 27 dhjetor, qeveria e Kosovës diskutoi për projektligjet prioritare që dalin nga Raporti i Progresit.

Kryeministri Haradinaj lidhur me këto projektligje, të cilat dalin nga axhenda e reformave evropiane, tha se një numër i tyre janë proceduar në Kuvend, ndërsa një numër janë në proces dhe për këtë kërkoi nga Kuvendi thirrjen e një seance të veçantë në të cilën do të diskutoheshin vetëm këto projektligje.

Qeveria e re e Kosovës e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit 2017, e votuar në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit në 9 shtator, nisi punën në 11 shtator duke mbajtur në mbrëmje mbledhjen e parë ku u bë konstituimi dhe u shqyrtua programi qeverisës, pasi gjatë ditës fillimisht u bë pranim-dorëzimi i detyrave në Kryeministri dhe nëpër ministri.

Kryeministri Haradinaj, i njohur për saktësi, për mbërritje në kohë apo edhe para kohe, sot në mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2018, të zhvilluar pasdite, u vonua ndonjë minutë, ndërkohë që ishte kthyer nga një vizitë pune të nisur paradite në Gjakovë, një nga 7 prej 38 komunave të Kosovës ku partia e tij AAK ka fituar në zgjedhjet lokale 2017.

Dje, në ditën e parë të punës në vitin e ri 2018, në të cilin pritet liberalizim vizash dhe aplikim për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kryeministri Haradinaj ka vizituar Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë/a.ke/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gjergji Mima
Load More In Kosova
Comments are closed.

Check Also

Merr flakë autobusi i linjës Gjermani-Kosovë, asnjë i lënduar

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Ministria e PunĂ«ve tĂ« Jashtme e KosovĂ«s Ă«shtĂ« njoftuar nga Ambasada …