Home Ekonomi, Biznes dhe Finance Llogaritë përmes internet bankingut u rritën me 37%

Llogaritë përmes internet bankingut u rritën me 37%

2 min read
0
171
Balance of the banking system
Balance of the banking system

TIRANE, 2 Mars /ATSH/- Banka e Shqipërisë bën të ditur se, shërbimi i internet banking po merr një rëndësi të vecantë në marrëdhëniet e sistemit bankar me publikun. Sipas BSH-së, vitin e kaluar numri i llogarive të lidhura me internetin u rrit me 37%, ndërkohë janë rreth 209 mijë llogari të aksesueshme përmes internetit, që përfaqësojnë rreth 6% të totalit të llogarive bankare.

Ekspertet bankar vlerësojnë se, shërbimi internet-bankingut është tashmë një domosdoshmëri në shërbimet që ofrojnë bankat. Përfitimet që ka banka e-banking, jo gjithmonë janë të drejtpërdrejta, sepse platformat e internet-banking janë të kushtueshme, por ato i shërbejnë formalizmit të ekonomise dhe zhvillimit të integruar.

Nga 16 banka që veprojnë në Shqipëri, 12 prej tyre ofrojnë tashmë shërbimin e e-banking, ndërsa duke parë tendencat botërore nuk ka dyshim që në të ardhmen ky shërbim do të jetë pjesë e domosdoshme e veprimtarisë së çdo banke. e.xh/f.n/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Etleva Xhajanka
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…