Home Ceshtjet Sociale Ministria e Shëndetësisë në gatishmëri, shpëtohen 2 gra në Shalë të Shkodrës

Ministria e Shëndetësisë në gatishmëri, shpëtohen 2 gra në Shalë të Shkodrës

3 min read
0
183

TIRANE, 28 Shkurt/ATSH-Z.Tosku/- Stafi i njësisë së Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shpëtuan dy gra me probleme akute në fshatrat e Shalës së Shkodrës, të cilat ishin bllokuar nga dëbora e dendur që ka përfshirë zonat e thella malore të vendit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në gatishmëri njësinë e helikopterëve, duke ju ardhur në ndihmë banorëve të zonave të thella malore, të cilët kanë probleme me transportin për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

NĂ« kushte ekstreme tĂ« motit, pas dy tentativash pĂ«r t’u ulur nĂ« fshatrat NĂ«nmavriq dhe Lekaj, mjekĂ«t dhe stafi i njĂ«sisĂ« sĂ« HelikopterĂ«ve tĂ« MSHMS, ja dolĂ«n sot tĂ« shpĂ«tojnĂ« dy gra, njĂ« grua 42 vjeçare me probleme kardiake dhe njĂ« rast apandesiti akut qĂ« kanĂ« mbĂ«rritur nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza” nĂ« TiranĂ«, pas ndĂ«rhyrjes sĂ« vĂ«shtirĂ« por tĂ« suksesshme tĂ« ekipit tĂ« NjĂ«sisĂ« sĂ« HelikopterĂ«ve nĂ« zonat e bllokuara nga dĂ«bora.

Pacientët janë aktualisht nën kujdesin e mjekëve të QSUT-së.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përgëzoi ekipin e mjekeve dhe stafin e njësisë se helikopterëve për përmbushjen e misionit, që shpëtoi dy gra nga fshatrat e thellë të Shkodrës./e.caushi/

previous arrow
next arrow
Slider

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Zina Tosku
Load More In Ceshtjet Sociale
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…