Home Ceshtjet Sociale Moti i keq, ndërpritet procesi mësimor në disa shkolla të vendit

Moti i keq, ndërpritet procesi mësimor në disa shkolla të vendit

3 min read
0
160

TIRANË, 26 Shkurt /ATSH/ – Ministria e Arsimit, Sportit dhe RinisĂ«, (MASR) njoftoi sot se, pĂ«r arsye tĂ« motit tĂ« keq me reshje dĂ«bore nĂ« zonat veriore dhe verilindore dhe reshje tĂ« shiut nĂ« zonĂ«n jugore, proseci mĂ«simor nuk Ă«shtĂ« zhvilluar kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« nĂ« disa shkolla nĂ« KukĂ«s, DibĂ«r, Elbasan dhe Korçë.

MASR bën të ditur se po monitoron situatën në çdo qark dhe drejtori arsimore.

Sipas MASR, mësimi është ndërprerë në 9 shkolla në Berat; në 10 shkolla në Dibër; në 8 shkolla në Bulqizë; në 20 shkolla në Mat; në 5 shkolla në Korçë.

Gjithashtu procesi mësimor është ndërprerë në një shkollë për secilin nga rrethet, Kolonjë, Devoll, Tepelenë dhe në qarkun Tiranë.

Ndërsa në Pogradec mësimi nuk është zhvilluar në 12 shkolla. Si pasojë e kushteve të motit me dëborë janë bërë të pakalueshme rrugët për në zonën Mokër e Poshtme dhe Mokër e Sipërme, ku mësuesit kanë dalë për punë dhe nuk kanë shkuar, pasi për në ato zona nuk kalon dot asnjë lloj mjeti transporti.

Në këtë zonë funksionojnë 12 shkolla me 1344 nxënës në arsimin 9-vjeçar dhe 445 nxënës në arsimin e mesëm.

MASR bën të ditur se edhe në Librazhd mësimi nuk u zhvillua në 9 shkolla; në Kukës në 3 shkolla dhe në 2 shkolla në Tropojë. /e.xh/ /r.e/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

  • Ministria e Arsimit, sĂ« shpejti njĂ« ligj pĂ«r rininĂ«

    TIRANE, 7 NĂ«ntor/ATSH/-SĂ« shpejti, Ministria e Arsimit do tĂ« nisĂ« punĂ«n pĂ«r hartimin e lig…
Load More Related Articles
Load More By Etleva Xhajanka
Load More In Ceshtjet Sociale
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…