Home Ceshtjet Sociale Nis riparimi i këndeve të lojërave të dëmtuara në kryeqytet

Nis riparimi i këndeve të lojërave të dëmtuara në kryeqytet

2 min read
0
213

TIRANE, 1 Mars/ATSH-Z.Tosku/-Në të gjithë Tiranën ka nisur rehabilitimi i këndeve të lojërave të ndërtuar nëpër lagje të cilat janë dëmtuar.

Sektori i mirëmbajtjes i këndeve të lodrave e moduleve rekreativ të Bashkisë së Tiranës, po punon për mirëmbajtjen e zakonshme, riparimet e defekteve dhe dëmeve duke sjellë rivënien në punë të tyre si dhe një siguri maksimale për të vegjlit e qytetit të cilët në kohën e tyre të lirë kanë mundësi që të luajnë në lagjen e tyre.

Riparimit i janë nënshtruar edhe disa prej moduleve të lojërave, sikurse janë fushat e Ping-Pong te zona e lojërave në Parkun e Madh të cilat janë mjaft të frekuentuara nga të gjitha grupmoshat.

Gjatë këtyre tre viteve, në të gjithë qytetin janë ndërtuar rreth 31 kënde lojërash në hapësirat ndërmjet pallateve që dikur kanë qenë të zëna nga ndërtimet informale apo nga plehrat e hedhura pa kriter. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Zina Tosku
Load More In Ceshtjet Sociale
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…