Home Ekonomi, Biznes dhe Finance Numri i llogarive bankare tejkalon numrin e përgjithshëm të popullsisë

Numri i llogarive bankare tejkalon numrin e përgjithshëm të popullsisë

2 min read
0
205

TIRANE, 27 Shkurt /ATSH/-Numri i llogarive bankare e ka tejkaluar numrin e përgjithshëm të popullsisë, çka do të thotë se mesatarisht çdo banor në Shqipëri ka të paktën një llogari bankare.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri total i llogarive të klientëve në sistemin bankar shqiptar gjatë vitit 2017, arriti në 3.14 milionë. Nga të cilat 94% e këtyre llogarive bankare aktive i takojnë individëve dhe pjesa tjetër atyre jorezidentë.

Një hop cilësor  në këtë sektor, evidenton Banka e Shqipërisë ka shënuar edhe rritja e numrit të llogarive bankare të lidhura me internetin. Aktualisht numërohen 322 mijë llogari që aksesohen përmes shërbimit të internet banking ose 54% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Zhvillimi i teknologjisë dhe përmirësimi i edukimit financiar po çojnë gjithënjë e më shumë sektorin financiar drejt reduktimit të parasë cash dhe formalizimin e sektorit.

Në vendin tonë operojnë 16 banka tregtare, pjesa më e madhe e të cilave me kapital të huaj. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Etleva Xhajanka
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…