Home Art, Kulture dhe Argetim RETROSPEKTIVË 2017 – Konceptet arkitekturore mĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme tĂ« vitit

RETROSPEKTIVË 2017 – Konceptet arkitekturore mĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme tĂ« vitit

4 min read
0
163

MELBURN, 26 dhjetor /ATSH/ – Arkitektura konceptuale pĂ«rfshin pothuajse gjithçka.

Mund të jetë një qiellgërvishtëse realiste dhe pak inovatore ose mund të jetë një imagjinatë jorealiste që duket sikur ka dalë nga një film fantastiko-shkencor.

Në vitin 2017 janë shfaqur shumë koncepte arkitekturore futuriste të çuditshme, që NewAtlas.com i ka përmbledhur në një galeri fotosh.

Në këtë seleksionim të koncepteve nga viti i kaluar përfshihet një variacion propozimesh të jashtëzakonshme që kurrë nuk do të ndërtohen në këtë epokë.

Vlera e një punimi të mirë konceptual arkitekturor nuk është te të qenurit një propozim, por tek idetë që paraqet.

Një arkitekturë e mirë konceptuale ngre pyetje se ku do të shkojmë si shoqëri dhe çfarë lloji parimesh dizenjimi duhet të eksplorojmë.

Nga një qiellgërvishtëse, e parealizueshme, që qëndron mbi sipërfaqen e tokës tek një asteroid artificial që vjen rreth Tokës ky ka qenë një vit joshës për arkitekturën konceptuale.

Trendi që dominoi gjithë vitin 2017 kanë qenë godinat e mbuluara nga bimë dhe kulla të larta prej druri.

Kulla ikonike si një pyll vertikal i mbuluar me bimë i Stefano BoeriT vazhdon të impresionojë këtë vit me propozimin e shumë koncepte të reja dhe ajo që para disa vitesh dukej thjesh si një ëndërr e parealizueshme ka filluar të bëhet realitet në shumë pjesë të botës.

Dizajni i arkitektit italian Pylli Vertikal, për qytetin Liuzhoui në Kinë ka filluar të ndërtohet dhe pritet të mbarojë brenda vitit 2020.

Ndërkohë që një strukturë prej druri e lartë rreth 217 metra e propozuar për qytetin e Nju Jorkut ka pak gjasa të përfundojë, pavarësisht se punimet në filluan me shumë entuziazëm.

Madje shumica e kritikëve mendojnë se kjo godinë nuk do të përfundojë ndonjëherë, por asnjëherë nuk dihet se kur këto koncepte të çmendura dështojnë.

Firma pariziane “Vincent Callebaut Architectures” edhe kĂ«tĂ« vit mahniti me njĂ« seri konceptesh futuriste nĂ« vitin 2017.

“Nautilius Eco-Resort”, qĂ« dallon mĂ« shumĂ« nga tĂ« tjerĂ«t, tĂ« habit me prespektivĂ«n e tij unike tĂ« arkitekturĂ«s mbĂ«shtetĂ«se tĂ« mjedisit qĂ« imagjinon godina qĂ« rrotullohen dhe tĂ« vendosura nĂ« njĂ« formĂ« tĂ« frymĂ«zuar nga sekuenca e Fibonaçit./ /G.S/ A.JOR.

[metaslider id=684912]

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gent Sinani
Load More In Art, Kulture dhe Argetim
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…