Home Aktualitet Rikonstruktohet brenda këtij viti Qendra Shëndetësore në Gostimë të Cërrikut

Rikonstruktohet brenda këtij viti Qendra Shëndetësore në Gostimë të Cërrikut

3 min read
0
167

TIRANE, 23 Shkurt/ATSH/- 12 mijë e 500 banorë të Njësisë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik, marrin shërbimin mjekësor në një qendër shëndetësore jashtë çdo kushti për të qenë e tillë.

Qendra shëndetësore është e përfshirë nga lagështira, ndërkohë që mungojnë edhe aparaturat e nevojshme.

Kryetari i Grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe deputeti Luan Duzha, pasi panë gjendjen dhe u konsultuan me personelin mjekësor, bënë me dije se Qendra Shëndetësore e Gostimës do të rikonstruktohet brenda këtij viti.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« nga qendrat shĂ«ndetĂ«sore qĂ« do tĂ« rikonstruktohen kĂ«tĂ« vit; Qendra ShĂ«ndetĂ«sore e GostimĂ«s, ku marrin shĂ«rbim 400-450 pacientĂ« çdo muaj, pra gati 5 mijĂ« pacientĂ« nĂ« vit, njĂ« numĂ«r goxha i madh pĂ«r njĂ« qendĂ«r shĂ«ndetĂ«sore. Duhet njĂ« bashkĂ«punim mĂ« i ngushtĂ« me DrejtorinĂ« e ShĂ«ndetit Publik nĂ« Elbasan, qĂ« jo vetĂ«m tĂ« bĂ«het rikonstruksioni, por edhe pajisja me tĂ« gjitha pajisjet e nevojshme,” tha Balla.

PunonjĂ«sit e qendrĂ«s shĂ«ndetĂ«sore shprehen pĂ«r kushtet e vĂ«shtira nĂ« tĂ« cilat punojnĂ«, duke vlerĂ«suar deputetin Balla pĂ«r angazhimin e tij, qĂ« ndĂ«rhyrja tĂ« jetĂ« emergjente: “Ne kĂ«tu rrimĂ« nĂ« mes tĂ« lagĂ«shtirĂ«s, bĂ«jmĂ« mjekimin, bĂ«jmĂ« vaksinimin e fĂ«mijĂ«ve. NĂ«nat nuk vijnĂ« dot tĂ« zhveshin fĂ«mijĂ«n, ta vizitojnĂ«, se Ă«shtĂ« ftohtĂ«.”

Falë bashkëpunimit me OJQ-të, kohët e fundit u bë e mundur pajisja me disa aparatura për kujdesin shëndetësor ndaj foshnjave. Në Qendrën Shëndetësore të Gostimës trajtohen aktualisht 1135 fëmijë, 0-14 vjeç, të cilët janë të përfshirë në kalendarin e vaksinimit. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Almarina Gegvataj
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…