Home Art, Kulture dhe Argetim Sendet personale tĂ« Isa Buletinit “zhvendosen” nĂ« KosovĂ«

Sendet personale tĂ« Isa Buletinit “zhvendosen” nĂ« KosovĂ«

5 min read
0
162

TIRANE,1 Shkurt /ATSH/ – Artefakte tĂ« Muzeut Historik KombĂ«tar, objekte personale tĂ« Isa Boletinit, si xhamadani, arma dhe disa sende te tjera me vlerĂ« muzeale, do tĂ« dĂ«rgohen pĂ«rkohĂ«sisht nĂ« KosovĂ«, pĂ«r t’i prezantuar ato nĂ« ekspozitĂ«n dedikuar 10-vjetorit tĂ« PavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s nĂ« PrishtinĂ«.

Disa nga sendet që  Ministria e Kulturës do të ekspozojë në Kosovë me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë janë ora, shpata, xhamadi i Isa Boletinit, revolveri me mulli, pipa e Isa Boletinit.

Kjo u bë e ditur gjatë takimit në Tiranë mes ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe homologut të saj kosovar, Kujtim Gashi, të cilët diskutuan edhe për kalendarin i përbashkët kulturor.

Për realizimin e këtij kalendari të përbashkët kulturor midis dy vendeve do të bashkëpunojnë  institucionet më të rëndësishme në fushën kulturore të të dy vendeve.

Në takimin e zhvilluar ditën e djeshme nga dy ministrat u diskutua përgatitja e kalendarit e ranë darkord për një fryme të re bashkëpunimi mes aktorëve kulturorë të dy vendeve dhe që do të mbështetet nga të dy ministritë.

Ministrja Kumbaro u shpreh se ,”nuk do tĂ« lejojmĂ« qĂ« politika tĂ« ndĂ«rhyjĂ« nĂ« kulturĂ«. Kemi ngritur sot njĂ« kantier tĂ« madh bashkĂ«punimi , i cili do tĂ« detajohet nĂ« vazhdim me kalendarin e pĂ«rbashkĂ«t ShqipĂ«ri-KosovĂ« dhe ngjarje artistike tĂ« teatrove, galerive dhe institucioneve tona tĂ« artit”.

Ministri Gashi shprehu angazhimin e institucionit të tij për të zhvilluar ekspertiza, shfaqje të përbashkëta dhe pjesëmarrje në platforma europiane si Creative Europe, etj.

Shkëmbimi në fushën e praktikave të përbashkëta ligjore në fushën e trashëgimisë kulturore ishte gjithashtu një nga temat kyç të diskutimit mes dy ministrave, ku Ministrja Kumbaro u shpreh e gatshme për shkëmbimin e përvojës së fundit në përgatitjen e projektligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë.

Brenda shkurtit projekt-kalendari i pĂ«rbashkĂ«t kulturor do tĂ« marrĂ« formĂ«n pĂ«rfundimtare pĂ«r t’u nĂ«nshkruar nga tĂ« dy Ministrat nĂ« takimin e tyre tĂ« ardhshĂ«m nĂ« Prizren.

Në takim ishin të pranishëm edhe disa nga përfaqësuesit e institucioneve kryesore kulturore të Shqipërisë.

Kalendari i përbashkët kulturor mes Kosovës e Shqipërisë është nënshkruar për herë të parë në vitin 2014, menjëherë pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive të zhvilluar më 11 janar të po atij viti në Shtëpinë e Lidhjes Shqiptare në Prizren, Kosovë. /a.alla/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Adela Alla
Load More In Art, Kulture dhe Argetim
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…