Home Aktualitet Simptomat e fruthit

Simptomat e fruthit

7 min read
1
173

TIRANË, 26 Shkurt /ATSH/ – Fruthi Ă«shtĂ« njĂ« infeksion viral i sistemit respirator, njĂ« sĂ«mundje shumĂ« ngjitĂ«se qĂ« pĂ«rhapet nga kontakti me pĂ«shtymĂ«n e infektuar. NjĂ« person i infektuar mund tĂ« pĂ«rhapĂ« viruset nĂ« ajĂ«r nĂ«pĂ«rmjet kollĂ«s apo teshtimave.
Virusi i fruthit mund të jetojë në sipërfaqe për disa orë, kështu që mund të futet në rrugët e frymëmarjes nëpërmjet ajrit, duke infektuar dhe persona të tjerë.
Kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse dyshoni se keni disa shenja të fruthit, apo nëse nuk jeni të vaksinuar ndaj fruthit dhe keni rënë në kontakt me një person të sëmurë. Në këtë rast ju duhet të bëni vaksinën e fruthit brenda 72 orëve, për të parandaluar infeksionin. Këshillohuni me mjekun tuaj për këtë.

Cilat janë simptomat e fruthit?
Shenjat e përgjithshme të këtij infeksioni përfshijnë:
‱ KollĂ«
‱ TemperaturĂ«
‱ Skuqje tĂ« syve
‱ Dhimbje muskulare
‱ Dhimbje fyti
‱ Disa njolla te bardha nĂ« gojĂ«
‱ RrufĂ«

Ndër shenjat më karakteristike të kësaj sëmundje është një skuqje (rash) e lëkurës që përhapet në të gjithë trupin. Kjo skuqje shfaqet që në ditët e para të infeksionit, fillimisht në fytyrë dhe kokë e më pas përhapet dhe në trup.
Kush është më i rrezikuar nga fruthi?
Numri i të sëmurëve me fruth ka patur rënie në dekadat e fundit, por sëmundja nuk është eliminuar plotësisht, për shkak të hendeqeve të krijuara nga mosvaksinimi.
Fruthi prek kryesisht fëmijët e pavaksinuar. Disa prindër kanë zgjedhur të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre, apo të shtyjnë vaksinimin nga frika e efekteve anësore. Studimet e shumta tregojnë që vaksinat janë shumë të sigurta dhe shumica e fëmijëve dhe të rriturve të vaksinuar nuk kanë shfaqur efekte anësore.

Cilat janë ndërlikimet e fruthit?
Fruthi mund të bëhet një sëmundje serioze për të gjitha grup-moshat. Megjithatë, fëmijët më të vegjël se 5 vjeç dhe të rriturit mbi 20 vjeç, mund të shfaqin ndërlikime më të rënda të kësaj sëmundje.
Ndërlikim i zakonshëm i fruthit është infeksioni i veshit. Ky ndërlikim prek 1 në 10 fëmijë me fruth dhe mund të shkaktojë humbje të përhershme të dëgjimit.
Disa persona mund të shfaqin ndërlikime të rënda të fruthit si: pneumonia (infeksion i mushkërisë), apo encefaliti (infeksioni i trurit). Këto ndërlikime kërkojnë trajtim të specializuar në spital dhe mund të shkaktojnë vdekjen, pavarësisht trajtimit intensiv.
‱ 1 nĂ« 20 fĂ«mijĂ« me fruth shfaq pneumoni dhe ky Ă«shtĂ« shkaku mĂ« i shpeshtĂ« i vdekjes nga fruthi te fĂ«mijĂ«t.
‱ 1 nĂ« 1000 fĂ«mijĂ« zhvillon encefalit, qĂ« mund tĂ« shkaktojĂ« konvulsione dhe mund tĂ« çojĂ« nĂ« vdekje, apo paaftĂ«si intelektuale tĂ« mĂ«vonshme.
‱ Ndodhin 1-2 vdekje, pĂ«r çdo 1000 tĂ« sĂ«murĂ« me fruth.
‱ Fruthi tek gratĂ« shtatzĂ«na shkakton lindje parakohe, bebe me peshĂ« tĂ« vogĂ«l nĂ« lindje apo defekte tĂ« lindura tĂ« fetusit.

Si mund ta parandalojmë fruthin?
Vaksinimi është mënyra e vetme për të parandaluar shpërthimin e fruthit. Vaksina MMR (Fruth-Rubeole-Parotit) është një vaksinë që e mbron fëmijën tuaj nga tri sëmundje njëherësh. Fëmijët e marrin vaksinën e parë të fruthit në moshën 1 vjeç, dhe dozën e dytë të saj në moshën 5 vjeç. Të rriturit të cilët nuk janë vaksinuar asnjëherë ndaj fruthit, apo kanë marrë vetëm një dozë vaksinë gjatë jetës, mund ta bëjnë këtë vaksinë pranë qendrave shëndetësore përkatëse.

Këshilla: 
TĂ« evitohen pĂ«rqendrimet nĂ« urgjencĂ«n pediatrike tĂ« QSUT. Jemi nĂ« sezon virozash dhe çdo ekspozim i panevojshĂ«m rrit mundĂ«sinĂ« edhe pĂ«r t’u infektuar nga fruthi. PĂ«r çdo shqetĂ«sim drejtohuni nĂ« qendrat shĂ«ndetĂ«sore pranĂ« zonĂ«s suaj dhe kontaktoni mjekun pediatĂ«r, ose mjekun tuaj tĂ« familjes. /r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Edit Malaj
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

VIDEO/Abuzimet me ndihmën ekonomike, për tu lehtësuar nga taksat

TIRANË, 27 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/ – NjĂ« nga shkaqet kryesore qĂ« familje tĂ« ndrysh…