Home Ceshtjet Sociale Situata e rrugëve gjatë reshjeve të fundit të shiut dhe dëborës

Situata e rrugëve gjatë reshjeve të fundit të shiut dhe dëborës

3 min read
0
170

TIRANE, 25 Shkurt /ATSH/- Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur mesditën e së dielës, se situata nga moti i keq me shi e reshje bore që ka përfshirë vendin, është nën kontroll në të gjitha qarqet.

Nga informacionet e marra nga Qendra Kombëtare Operacionale dhe prefekturat, MM njofton se vetëm aksi Peshkopi-Lurë, është i bllokuar nga bora, ndërsa në të gjitha akset e tjera kalohet normalisht me zinxhirë. Strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri dhe po monitorojnë në vazhdimësi situatën.

Në qarkun Shkodër reshjet e borës janë me intensitet të ulët në zonat urbane (qytete) dhe deri mesatare në zonat rurale, si dhe më intensive në lartësitë malore. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme.

Në qarkun Kukës akset rrugore nacionale që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor janë të qarkullueshme pa probleme.

Ndërsa në qarkun Dibër reshjet e borës në zonat malore janë me intensitet të lartë. Akset rrugore aksi Peshkopi-Lurë është i bllokuar dhe qarkullohet nga aksi Lurë-Rrëshen pa probleme.

Në qarqet Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Berat, nuk ka reshje dëbore në zonat urbane dhe rurale. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në gatishmëri të gjithë forcat dhe mjetet, për të ndërhyrë në çdo situate emergjente.

Forcat e Armatosura (FA) për situatat e emergjencës civile të shkaktuara nga reshjet e  borës kanë në gatishmëri kapacitetet operacionale, njerëzore dhe teknikë për ndërhyrje të posaçme. Kapacitetet njerëzore dhe teknike, FA i kanë të vendosura pranë qarqeve më problematike, për të vepruar në një kohe sa më të shkurtër duke u ofruar ndihmë të menjëhershme banorëve që mund të ndodhen në situatë kritike për jetën, njofton MM. e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Etleva Xhajanka
Load More In Ceshtjet Sociale
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…