Home Ekonomi, Biznes dhe Finance Tenton të kalojë cigare kontrabandë, ndalohet shtetasi maqedonas

Tenton të kalojë cigare kontrabandë, ndalohet shtetasi maqedonas

2 min read
0
157

TIRANE, 10 Janar/ATSH/- Autoritetet Doganore si dhe strukturat e policisë ndaluan një shtetas maqedonas, i cili tentoi të kalojë një sasi cigaresh kontrabandë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, Korçë.

Gjatë kryerjes së procedurës së skanimit në kamionin e drejtuar nga ky shtetas, sipas njoftimit nga Autoriteti Doganor, skaneri ka konstatuar një objekt tjetër, përveç atij të pasqyruar në deklaratën doganore.

“Drejtuesi i mjetit bashkĂ« me mjetin janĂ« shoqĂ«ruar tek vija e dytĂ« pĂ«r kontroll tĂ« detajuar. GjatĂ« kontrollit janĂ« konstatuar 45 copĂ« steka cigaresh, tĂ« cilat po tentoheshin tĂ« kaloheshin kontrabandĂ«”, bĂ«het e ditur nĂ« njoftim.

Shtetasi me inicialet A.V është marrë në pyetje si i pandehur dhe është arrestuar nën akuzën e veprës penale

“kontrabandĂ« me mallra qĂ« paguhet akcizĂ«”, ndĂ«rsa Ă«shtĂ« bllokuar kamioni me gjithĂ« ngarkesĂ«n.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pogradec për hetime të mëtejshme.

/a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arlinda Gjonaj
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…